Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fillim të vitit shkalla e papunësisë në vend ishte 7 për qind

Foto: arkiv

Papunësia në janar regjistruar nga Agjencia e Punësimit ishte 7 për qind. Krahasuar me muajin e mëparëshëm ajo u rrit me 0.3 për qind ndërsa rritja në bazë vjetore ishte 0.7 pikë, njoftoi BTA.

229 750 veta u regjistruan në zyrat e punës ose 9 500 veta më shumë se në dhjetor. Në bazë vjetore, rritja është mbi 24 000 të papunë.

Agjencia e Punësimit raporton se në muajin e parë të vitit më shumë se 14 305 njerëz filluan të punojnë, që është me 2 052 veta më shumë se në dhjetor. Shumica janë të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë, administratës dhe ndërtimit.

Përkundër bllokimit të dytë të imponuar, tregu i punës vazhdon të kërkojë krahun e punës. Numri i vendeve të punës të shpallura në tregun primar të punës në janar ishte 11 378.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 8°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 23 dhe 28°, në kryeqytet deri në 22°. Nga perëndimi drejt lindjes do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në..

botuar më 24-10-08 7.40.MD
Cvetozar Tomov

719 qendra votimi në 57 shtete për zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit

Sot skadon afati për formimin e seksioneve zgjedhore me urdhër të shefave të misioneve diplomatike dhe konsullore në mbarë botën dhe ky afat do të respektohet, theksoi në një konferencë për shtypin Cvetozar Tomov nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 719..

botuar më 24-10-08 4.26.MD
Ljudmilla Petkova

Struktura e kredisë së ardhshme për Ukrainën duhet ta lejojë atë ta përdorë atë sipas nevojave të saj

Në takimin e rregullt të Këshillit të Bashkimit Evropian për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) në Luksemburg, Bullgarinë e përfaqësoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e financave, Ljudmilla Petkova. Ndër temat e diskutuara ishin pasojat..

botuar më 24-10-08 4.17.MD