Projektet “Medeja” dhe “Shikoj përmes muzikës” janë mes mbajtësve të Çmimit për qytetar evropian për vitin 2020. Çmimi ka një shprehi simbolike dhe u jepet nga Parlamenti Evropian personaliteteve ose organizatave për projekte të realizuara prej tyre për inkurajimin e një mirëkuptimi më të mirë të përbashkët dhe integrimit midis qytetarëve të shteteve-anëtare ose për të ndihmuar bashkëpunimin në fushën e kulturës, njoftuan nga zyra e shtypit e Parlamentit Evropian.
Projekti “Medeja”, i cili është sipas idesë së artistes Snezhina Petrova, përfshin punë me fëmijët nga grupet e ndryshme etnike dhe shqyrton temën për tolerancën dhe vlerat evropiane. Pika kulmore e projektit është spektakli teatral me të njëjtin titull me regjisore Desisllava Shpatova.
I dekoruari tjetër nga Bullgaria - projekti “Shikoj përmes muzikës” i fondacionit “Muzikë për Bullgarinë”, ka misionin të zhvillojë arsimin muzikor dhe kulturën dhe të ofrojë mundësi inovative për njerëz në një gjendje të pabarabartë, të cilët duan të merren me këtë art.
Që të gjithë 30 laureatët evropianë prej 25 shteteve do të ftohen në ceremoninë mbi dekorimin në Bruksel ose Strasburg, të caktuar për nëntorin e vitit 2021.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: europarl.europa.eu, capital.bg dhe musicforbulgaria.com
Përpara një shekulli, në fjalë të ëmbla bullgarët kanë pirë nga kafja e tyre a la turke, dhe nëse ajo nuk ka qenë me mjaft sheqer, e kanë shoqëruar me ndonjë tullumbë, llokume ose bakllava. Derisa kanë folur për politikë, janë zhytur në tymin e mjegullt..
Bullgarja Maria Bakallova nuk mori çmimin “Globi i Artë” në kategorinë në të cilën ishte nominuar për aktore më të mirë në një komedi. Çmimin e mori Rosamund Pike për pjesëmarrjen e saj në filmin “I Care a Lot” /“Më intereson shumë”/...
Shkrimtari Georgi Gospodinov mori çmimin letrar Usedom, njoftoi BNR. Ai jepet që nga viti 2011 në kuadrin e Ditëve Letrare Usedom, të cilat zhvillohen në ishullin Usedom midis Gjermanisë dhe Polonisë. Çmimi u dorëzohet autorëve "të cilët ndjehen..