Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbuluan një laborator të paligjshëm për kanabis

Foto: Drejtoria Krahinore e MPB - Vraca

Në fshatin Kiselevo, rajoni i qytetit Montana (Bullgaria Veriperëndimore), organet e rendit zbuluan një serë për rritjen e narkotikëve. Gjatë një kontrolli pas një sinjali, u gjetën 52 kg kanabis të njomë dhe 13 kg kanabis të thatë, si dhe 600 bimë të së njëjtës specie. Një burrë 42 vjeç, qiramarrës i pronës, u ndalua. Në telefonin e kapur prej tij u gjet korrespondenca që përmbante të dhëna për shpërndarjen e drogës, përfshirë materiale fotografike.

Në serën me xham, hetuesit gjetën gjithashtu pajisje të instaluara për ngrohje, mbajtjen e lagështisë dhe temperaturës, llambat e ndriçimit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD