Ambasadori bullgar në Shqipëri Momçill Rajçevski vizitoi Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me ftesë të drejtorit të tij Altin Basha. Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim me teatrot në Bullgari. Drejtori Basha u drejtoi ftesë regjisorëve bullgarë për të vendosur pjesë të tyre në skenën e teatrit eksperimental. Ai vlerësoi lart nivelin e zhvillimit të artit teatral në Bullgari, duke theksuar se gjatë festivaleve rajonale është takuar me artistë bullgarë. Z. Basha deklaroi se pandemia COVID-19 e ka goditur rëndë skenën e teatrit në Shqipëri, sepse për shkak të kufizimeve anti-epidemike nuk ka shfaqje.
Nga ana e vet, Ambasadori Rajçevski mirëpriti dëshirën e shprehur për bashkëpunim me teatrot bullgare, duke propozuar që ai të zbatohet në kuadër të marrëveshjes ekzistuese në fushën e kulturës midis dy vendeve tona. Ai prezantoi zhvillimin e teatrit bullgar, si dhe masat e marra, falë të cilave jeta kulturore në vendin tonë po vazhdon në forma të ndryshme, në përputhje me kufizimet kundër përhapjes së COVID-19.
Informacioni është i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin popullor që këndoi meloditë më të dashura nga rajoni i Maqedonisë, Galin Georgiev, etnograf dhe një..
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..