Multimedia në një kombinim të zërit, dritës, animimit dhe një shfaqjeje me tym do të prezantojë zhvillimin e kalasë “Shpirti i Shenjtë” gjatë epokave të ndryshme. Kalaja gjendet në vendpushimin Minerallni Bani në rrethin e qytetit Haskovo. Është themeluar gjatë shekullit të 2 dhe ka qenë e banueshme deri në shekullin e 11. Muret janë të ruajtura deri në një lartësi prej 3,5 metrash dhe në disa vende arrin deri më 2 metra trashësi. Gjatë shekullit të 12 në territorin e “Shpirtit të Shenjtë” shfaqet një nekropol. Gjatë kohës së gërmimeve në të arkeologët zbulojnë një sasi të madhe prej krijimeve të pasura të bizhuterisë. Në pranverë kalaja do të ringjallet për një jetë të re. Atëherë kalaja do të ndriçojë në të gjithë madhështinë e saj përmes një programi me drita të shumta. Për këtë qëllim tanimë është instaluar një kullë e posaçme multimediale, e cila do të sigurojë ndriçimin e bukur dhe tingëllimin. Në afërsi të “Shpirtit të Shenjtë” do të formohen vende të këndshme për pushim, si dhe zonë për organizimin e ngjarjeve, shfaqjeve të ndryshme në të hapur dhe atraksione të përkohshme turistike, premton qeveria lokale.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..