Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Shtetësinë Bullgare. Me to krijohet një Këshill Konsultues pranë Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ai do të shpallë qëndrimin e tij mbi shtetësinë brenda dy muajsh, duke marrë parasysh faktin nëse aplikanti përdor gjuhën bullgare, nëse ai e identifikon veten si person me origjinë bullgare dhe nëse është pjesë e një komuniteti bullgar ose e një pakice bullgare në një vend tjetër.
I vihet fund mundësisë për marrjen e shtetësisë bullgare në bazë të investimeve në letra me vlerë të qeverisë. Sipas ndryshimeve shtetësia do t'u jepet personave të huaj me pjesëmarrje në aksione ose obligacione të kompanive bullgare me vlerë të paktën 2 milionë leva /pak më shumë se 1 milion euro/.
Një mundësi tjetër për marrjen e një pasaporte bullgare është që i huaji të ketë investuar fillimisht më shumë se 250 000 euro në një kompani që ka krijuar të paktën 10 vende pune, një vit më vonë ka rritur investimin e saj në të paktën 500 000 euro dhe ka krijuar mbi 20 vende pune.
Leja për qëndrim afatgjatë në vend mund të merret nga të huajt që kanë të ashtuquajturat “viza startup”, kanë një certifikatë të lëshuar nga Agjencia Shtetërore për Kërkime dhe Inovacione për një projekt në fushën e teknologjive të larta dhe / ose për projekt inovativ dhe pas lëshimit të vizës për qëndrim të gjatë janë bërë partnerë ose aksionarë në një kompani bullgare duke pasur jo më pak se 50% prej kapitalit të saj.Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..