1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar 16 000 njerëz janë bërë shtetas bullgarë – 10 000 prej tyre janë maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit, serbët, moldavianët, shqiptarët dhe turqit.
Sipas Dimitër Zdravkovit, nuk është e vërtetë që procedura për marrjen e shtetësisë është e rëndë dhe e ngadaltë. "Ligjvënësi ka vendosur një kornizë kohore të arsyeshme, sipas rëndësisë së procedurës," tha ai. Kur dikush paraqet dokumente në Ministrinë e Drejtësisë, duhen midis 6 dhe 18 muajsh para se ministri t'ia bëjë propozimin e tij Presidentit.Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..