1458 njerëz kanë fituar nënshtetësi bullgare që nga fillimi i vitit, tha para BNR-së Dimitër Zdravkov, anëtar i Komisionit për Shtetësinë Bullgare pranë Nënpresidentit. Shumica e pasaportave bullgare u janë dhënë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Vitin e kaluar 16 000 njerëz janë bërë shtetas bullgarë – 10 000 prej tyre janë maqedonas, të ndjekur nga ukrainasit, serbët, moldavianët, shqiptarët dhe turqit.
Sipas Dimitër Zdravkovit, nuk është e vërtetë që procedura për marrjen e shtetësisë është e rëndë dhe e ngadaltë. "Ligjvënësi ka vendosur një kornizë kohore të arsyeshme, sipas rëndësisë së procedurës," tha ai. Kur dikush paraqet dokumente në Ministrinë e Drejtësisë, duhen midis 6 dhe 18 muajsh para se ministri t'ia bëjë propozimin e tij Presidentit.Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e..