Ndërmarrja e masave në kohë për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve bullgarë jashtë vendit, kur ata janë objekt sulmesh vetëm për shkak të vetëdijes së tyre kombëtare, u diskutua nga Presidenti Rumen Radev në një takim me shefat e shërbimeve të sigurisë. Nënpresidentja Ilijana Jotova gjithashtu mori pjesë në debat, njoftoi zyra e shtypit pranë Presidentit.
Arsyeja e takimit ishte një letër nga Qendra Kulturore “Ivan Mihajllov “- Manastir, si dhe sinjale nga bashkatdhetarët tanë nga Republika e Maqedonisë Veriore, për shkelje të shpeshta të të drejtave të tyre vetëm për faktin se ata e identifikojnë veten si bullgarë etnikë.
Patriarku bullgar Daniil kremtoi një Liturgji Hyjnore festive dhe bekim të ujit për festën e Origjinës (Ekspozimit) së Kryqit të Shenjtë të Zotit, në kishën e kryeqytetit "Shën Sofja". Pas shërbesës, së bashku me Presidentin Rumen Radev, të dy ia..
Aeroporti i Burgasit mirëpriti pasagjerin e miliontë për këtë sezon veror me një ceremoni zyrtare. Gjermanja Steffi Kruspe zbarkoi më 31 korrik me një fluturim nga Leipzig. Kruspe tha se po mbërrinte në Bullgari për herë të parë për pushime..
Një festival që feston feminitetin në të gjitha nuancat e tij do të zhvillohet nga sot, 1 gusht, deri të dielën, 3 gusht, në fshatin Vetren në rajonin e Silistrës. Emrin “Gruaja e Mrekullueshme” festivali e mori nga këngëtarja, violinistja dhe aktorja..
Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5..
Pasagjeri i një miliontë për këtë vit u prit solemnisht në Aeroportin e Varnës. Gerhard Peschke mbërriti me fluturim nga Frankfurti me gruan, dy fëmijët..
Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash...