Ambasadori bullgar në Tiranë Momçill Rajçevski i dhuroi Presidentit të Shoqatës “Prosperitet Golloborda”, z. Haxhi Pirushi, 15 tablete. Pajisjet u siguruan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Bullgarisë për shoqatat bullgare në Republikën e Shqipërisë dhe do të përdoren për nevojat e shkollës bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.
Shoqata “Prosperitet Golloborda” zhvillon mësime në gjuhën bullgare, mbështetur nga Programi Kombëtar "Gjuha dhe Kultura Amtare Jashtë Shtetit". Kryetari i saj do t'i dorëzojë pajisjet për përdorim gjatë vitit shkollor, duke mbështetur kështu procesin e të mësuarit në kushtet e pandemisë së COVID-19.
Informacioni është i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..
Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..
Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..