Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një matematikan 17 vjeçar fitoi pjesëmarrje në një shkollë prestigjioze kërkimore në Shtetet e Bashkuara

Foto: Facebook/ @125sou

Angjell Rajçev, nxënës në Shkollën e Mesme “Bojan Penev” në kryeqytet mbrojti teoremën e tij, me të cilën qe zgjedhur nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave për të marrë pjesë në shkollën prestigjioze kërkimore verore për nxënës në Shtetet e Bashkuara /RSI/.

Angjell Rajçev i ka bërë një përshtypje të madhe jurisë nga Akademia Bullgare e Shkencave me projektin  “L-polimino”. Vet ai pohon se gjithmonë ka pëlqyer më shumë numrat sesa shkronjat, kurse seriozisht me matematikë  merret që nga klasa e tretë. Kuota për pjesëmarrës nga Bullgaria në shkollën kërkimore verore për nxënës në Shtetet e Bashkuara është vetëm për dy veta - një në matematikë dhe një në informatikë, kurse kandidatët dhe sivjet kanë qenë dhjetëra. Arsimimi i matematikanëve të dalluar nga e gjithë bota, të cilët do të punojnë mbi projekte nën drejtimin e shkencëtarëve të njohur, do të realizohet gjatë verës në Boston dhe do të zgjasë gjashtë javë.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD