Maria Bakallova mori nominim dhe nga Akademia Britanike për Art Filmues dhe Televiziv për një rol dytësor femëror për shkak të imazhit të saj të Tutarit – vajzës së Sasha Barën Koen në shiritin “Borat 2”.
Në këtë garë ajo është në shoqërinë e disa prej emrave më të mëdhenj të kinemasë si Antëni Hopkins dhe Francis Makdormand. Nëse bullgarja do të fitojë statujën prestigjioze, do të bëhet e qartë më 10 dhe 11 prill, kur është ceremonia në Londër. Ajo do të transmetohet nëpër të gjithë botën online.
Bakallova tanimë ka vlerësime të shumta për rolin e saj, kurse vetëm përpara disa ditëve morri çmimin “Zgjedhja e kritikëve” për një rol më të mirë dytësor në film dhe këtë të kritikëve të filmit të Londrës (London Critics Circle). Shumë shpejt të gjitha vështrimet do të jenë të drejtuara dhe ndaj nominimeve për Oskar.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..