Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Objektet emblematike arkeologjike bullgare janë pjesë e një fushate reklamimi në internet

Perperikon
Foto: BGNES

Pas fushatës së suksesshme të dikasterit turistik bashkë me Shoqatën e Ciceronëve për popullarizimin e skajeve shumë pak të njohura në Bullgari, tani po i vjen radha trashëgimisë kulturore-historike. Dikasteri po fillon një iniciativë të re. Ajo ka për qëllim të tërheqë vëmendjen drejt disa prej objekteve tona më emblematike arkeologjike.

Fushata parashikon përgatitjen e gjashtë videove të shkurtra në gjuhën bullgare dhe angleze me një informacion kureshtar për fenomenet në fjalë nga epokat e ndryshme. Videot do të shpërndahen nëpër mediat sociale dhe kanalet e internetit me idenë të mund të ndahen nga miliona përdorues brenda dhe jashtë vendit. Nga Ministria e Turizmit shpresojnë se, online iniciativa do të inkurajojë udhëtimet dhe jashtë stinës aktive të verës.

Profesori Nikollaj Ovçarov dhe Mariana Nikollova

Fytyra e fushatës është profesori Nikollaj Ovçarov, i cili është një nga arkeologët tanë më të dalluar, i njohur tek ne si “Indiana Xhounsi Bullgar”. Ai do të prezantojë kureshtjet arkeologjike emblematike dhe sipas fjalëve të zëvendës kryeministres Mariana Nikollova, “me ndihmën e tij do të krijohet një produkt të një cilësie më të lartë, i cili do të popullarizojë pasuritë e Bullgarisë dhe do të tërheqë më shumë vizitues në rajonet e vendit”.  Tre nga videot tani janë gati dhe janë të shpërndara në internet. Ju propozojmë që t’i shikoni:  

Perperikon

Një qytet i lasht shkëmbor, i cili ka funksionuar pothuajse pa ndërprerje deri në Mesjetë dhe është i mbështjellë në mistere dhe mite. Gjendet në Rodopet Lindore dhe është i përbërë prej një vendi të shenjtë megalitik, monumente nga antikiteti dhe një kala mesjetare. Gjatë shekujve Perperikon ka qenë i populluar prej trakëve, romakëve, gotëve kurse më vonë  dhe nga bullgarët.

Akoma për Perperikonin shikoni në publikimin e Radio Bullgarisë.

Shikoni videon:

Misionis

Një qytet i lashtë, i zbuluar shumë afër qytetit të sotëm Tërgovishte. Mbase emri i qytetit Misionis do të thotë Mizia. Bëhet fjalë për kryeqytetin e Provincës Lindore Romake me të njëjtin emër gjatë shekullit të 5-6. Sipas arkeologëve  mezi 1% nga i gjithë qyteti është zbuluar. Në një nga bazilikat ata ndeshen me një dysheme të ruajtur mirë që përpara 1 500 vjetëve, si dhe të një froni, nga i cili janë zhvilluar shërbesat kishtare.

Akoma për Misionis shikoni në publikimin e Radio Bullgarisë:

Shikoni videon:

Vishegrad

Një kështjellë mesjetare e cila është duke u shkatërruar në Rodopet Lindore në afërsi të qytetit Kërxhali. Ajo duhet të restaurohet dhe të përshtatet për vizita turistike. Në disa vende, muret janë të ruajtura me një lartësi deri më 7 metra dhe gjerësi 1.75 metra. Kalaja daton mbase nga shekujt e 12-13 dhe është e lidhur me ngjarje shumë të rëndësishme historike.

Shikoni videon:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Më shumë nga rubrika

Një festival origjinal mbledh njerëz nga i gjithë vendi në malin Stranxha

Edicioni i 17-të i Festivalit të Bedit /Rhododendron ponticum/ po zhvillohet këtë fundjavë në krahinën Tullpan afër fshatit Zabernovo të Mallko Tërnovos. Festa mbahet çdo vit në një vend të ndryshëm në Stranxha, por është gjithmonë në maj, kur..

botuar më 21-05-15 8.25.PD
Plazhi i pushimores Sllënçev Brjag

Pushimorja Sllënçev Brjag hap sezonin turistik më 1 qershor

Pushimorja e Detit të Zi do të hapë sezonin me infrastrukturë të rinovuar. Sidoqoftë, disa punime përfundimi janë ende duke u zhvilluar për të zëvendësuar pjesërisht trotuarin e Rrugës Qendrore dhe brenda kompleksit, janë duke u ndërtuar trotuare..

botuar më 21-05-14 4.16.MD

Kampingjet – gjithnjë e më tërheqëse në kohën e pandemisë

Gjatë vitit të fundit të kufizimeve për shkak të epidemisë së Covid-19 më shumë se 80 kampingje në det, male dhe liqene, afër fshatrave dhe qyteteve historike, po gëzojnë një interes gjithnjë e më të madh të turistëve, konstatojnë punonjësit në..

botuar më 21-05-14 12.42.MD