Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

OKB: Shqipëria me më shumë kërkues të strehimit në vitin 2020

Shqipëria kryeson listën e vendeve me një rritje të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht nga pandemia, njoftoi BGNES. Sipas një raporti të OKB-së, në vitin 2020 shqiptarët që kërkuan strehim ishin 550 për 100 000 banorë. Për krahasim, numri i tyre në vitin 2015 ishte rreth 350 persona për 100 000 banorë. Pas Shqipërisë radhitet Turqia me 100 emigrantë për 100 000 banorë. Raporti u hartua nga Komisariati Suprem i OKB-së për Refugjatët dhe në të u shfrytëzuan të dhëna zyrtare për numrin e njerëzve që kërkojmë strehim.

Greqia dhe Turqia vazhdojnë negociatat për kufijtë detarë

Greqia dhe Turqia zhvilluan raundin e radhës të bisedimeve në Athinë në kërkim të pikëtakimeve mbi mosmarrëveshjen shumëvjeçare për kufijtë e tyre detare. Çështja do të diskutohet edhe në takimin e liderëve evropian më 25 dhe 26 mars, transmetoi BTA. Të dy vendet anëtare të NATO-së diskutojnë rreth shënjimit të shelfit kontinental midis ishujve grekë dhe bregdetit turk, të drejtave detare dhe hapësirës ajrore në Mesdheun Lindor, burimeve të energjisë, ishullit të ndarë etnikisht të Qipros dhe statusit të disa ishujve në Detin Egje. Kontaktet midis Turqisë dhe Greqisë rinisën në 25 janar në Stamboll pas një ndërprerjeje pesëvjeçare. Përparimi në më shumë se 60 raunde bisedimesh që nga viti 2002 është i vogël.

Serbia shënon 17 vjet nga masakra kundër serbëve në Kosovë

Më 17 mars Serbia shënoi 17 vjetorin e masakrës së vitit 2004 kundër serbëve në Kosovë. Në atë kohë, ekstremistët shqiptarë dëbuan më shumë se 4000 serbë nga enklavat në Kosovën Jugore, shumë u vranë ose u zhdukën, kujton BTA. Duke shënuar këtë datë, serbët po dërgojnë një mesazh që kjo të mos ndodhë më. Sipas misionit të OKB-s në Kosovë, UNMIK, rreth 60 000 shqiptarë në 33 qytete morën pjesë në masakrën, e cila filloi në 17 mars dhe zgjati për dy ditë. 800 shtëpi serbe u shkatërruan dhe 35 kisha dhe manastire u përdhosën, u dogjën dhe u shkatërruan.

“Ford” po bën një investim të ri prej 2 miliard dollarësh në Turqi

“Turqia do të jetë prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike falë investimit të ri të një kompanie të madhe makinash.” Këtë e deklaroi Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim në kryeqytetin Ankara, njoftoi BGNES. Prodhuesi i makinave “Ford Otosan” me bazë në Turqi, në vitin 2022 do të investojë 2 miliard dollarë në ndërtimin e një fabrike montimi të baterive të automjeteve elektrike në zonën industriale Koxhaeli. Ndërmarrja do të jetë e përbashkët me holdingun turk “Koç”. Erdogan theksoi se qeveria siguron stimuj të ndryshëm për biznesin për ta kthyer sektorin privat në një motor të zhvillimit të vendit. Sipas tij, eksportet e industrisë turke të automobilave në vitin 2020 tejkalojnë 25 miliardë dollarë në sfondin e pandemisë, me më shumë se 900 000 automjete të eksportuara në 180 vende në pesë kontinente.

Në Qipro pas një pauze 3-mujore hapën lokalet

Pas 3 muajsh mbyllje, restorantet, kafenetë dhe zonat e ngrënies në qendrat tregtare në Qipro u rihapën këtë javë. Ata mund të pranojnë klientë vetëm në hapësirat e tyre të hapura, njoftoi korrespondentja jonë Branisllava Bobanac. Restorantet duhet të sigurojnë 2 metra katror hapësirë ​​për secilin klient. Ndalohet muzika që do t'i inkurajonte njerëzit të kërcenin. Të gjithë ata që kthehen në punë duhet të kalojnë një test të shpejtë të koronavirusit. Pas kësaj, ata do të testohen çdo javë.

Pfizer do të zhvendosë një pjesë të prodhimit në Rumani

Ushtria kontrollon procesin e vaksinimit në Rumani. Imunizimi kryhet në qendra të veçanta. Njerëzit regjistrohen online ose përmes një qendre thirrjesh. Në vend shfrytëzohen kryesisht vaksinat Pfizer dhe Moderna. Më shumë se 1.5 milion njerëz morën të paktën një dozë dhe gjysma e tyre morën të dytën. Këtë e tha për BNR Vlladimir Mitev, krijuesi i blogut të lajmeve nga Bullgaria dhe Rumania “Ura e Miqësisë”. Ai gjithashtu tha se Pfizer kishte njoftuar se do të zhvendoste një pjesë të prodhimit të vet nga Belgjika në Rumani për shkak të pagave më të ulëta.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: ЕPA/BGNES dhe t24.com.tr

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi pretendon se Bullgaria nuk ka një projekt për lidhje hekurudhore përgjatë Korridorit nr.8 Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Kriva Pal в anka deri në Bullgari përgjatë Korridorit nr. 8 mund të humbasë financimin nga BE-ja për shkak..

botuar më 24-06-28 2.45.MD
Presidenti Rumen Radev

Klasa politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka frikë të njohë ekzistencën e fjalës "bullgar" atje

Kreu i shtetit Rumen Radev bëri thirrje për veprime konkrete të menjëhershme nga qeveria bullgare dhe institucionet evropiane për respektimin e parimeve evropiane për zgjerimin e Bashkimit Evropian. “Qeveria e re në shtetin tonë fqinj ka treguar..

botuar më 24-06-26 8.09.MD
Doc. Dr. Spas Tashev

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e..

botuar më 24-06-24 4.03.MD