Dje Ansambli i Bullgarisë fitoi medalje të arta për lojën e tyre me pesë topa dhe tri rrethe dhe me dy çifte shkopinjsh në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. Ato u vlerësuan më lart për kombinimin e tyre, të ndjekura nga Japonia dhe Rusia, e cila po merr pjesë me një skuadër klubi.
Borjana Kalejn fitoi tri medalje të arta në finalet me veglat e veçanta – shirit, rreth dhe shkopinj, dhe një medalje të bronztë për kombinimin me top. Katrin Taseva fitoi një medalje të bronztë për vallen e saj me shkopinj.
Ditën e shtunë ansambli i Bullgarisë i gjimnastikës ritmike fitoi titullin në shumëgarëshin e Kupës Botërore. Skuadra në të cilën bëjnë pjesë Simona Djankova, Madlen Radukanova, Laura Traac, Stefani Kirjakova dhe Erika Zafirova mbaroi garën në shumëgarësh me gjithsej 84.350 pikë.
Medaljen e argjendtë e fitoi skuadra e Azerbajxhanit (70.950), ndërsa titullin e bronztë – Japonia (70.650), bëri të ditur sajti Sportal.
Në garën individuale në shumëgarësh bullgarja Borjana Kalejn fitoi një medalje të argjendtë. Për katër programet e saj në dy ditët e garës ajo grumbulloi 98.250 kundrejt 98.450 pikëve të Linoy Ashram nga Izraeli, e cila fitoi medaljen e argjendtë.
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..