Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gëzuar Ditëlindjen, Lili Ivanova!

Lili Ivanova
Foto: lili.bg

Në të vërtetë nuk ka asnjë artist tjetër me një biografi të tillë në historinë e muzikës pop bullgare. Karriera e Lili Ivanovës filloi në fillim të viteve 60 të shekullit XX, pra ajo gëzon fansat e saj tashmë gjashtë dekada. Një vajzë e lindur në një familje të zakonshme, Lili i bëri përshtypje të madhe publikut që në qytetin e saj të lindjes Kubrat dhe në Varna, ku po studionte për të qenë infermiere. Ky është profesioni i saj i parë, por kënga mbetet kuptimi i jetës së Lili Ivanovës.

Suksesi i saj i parë i madh ishte në vitin 1964 në Sallën Universiada. Çmimet e saj si interpretuese janë mbi 20, ajo ka incizuar 38 albume solo, mbi 45 pllaka të vogla me këngë të veçanta dhe mbi 15 kompilime që shiten në vende të ndryshme të botës. Lili Ivanova ka pasur turne të shumta në ish-Bashkimin Sovjetik, Gjermani, Kubë, Japoni, Turqi, Republikën e Çekisë, Jugosllavi, Hungari, Poloni, Greqi, Portugali dhe të tjerë. Në fund të shekullit të njëzetë, këngëtarja e njohur dha koncerte emocionuese përpara komunitetit të emigrantëve bullgarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Në vitin 2020, për shkak të pandemisë, ajo shtyu disa nga angazhimet e veta, por përgatiti dy albume me incizime të koncerteve të saj. Jetëgjatësia krijuese e Lili Ivanovës është e jashtëzakonshme - si një përrallë e krijuar me shumë punë dhe besim në forcën e vet.

Ju ftojmë të shijoni një interpretim të Lili Ivanovës në gjuhën spanjolle - "Camino"!


Përpiloi: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Ollga Borisova

Festa e qytetit Kjustendill është një rast për të kujtuar këngëtaren Ollga Borisova

21 marsi është dita e qytetit Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore. Festa njihet si Pranvera e Kjustendillit dhe rikrijon një traditë të lashtë lokale që ndërthurte praktikat e kultit të trakëve dhe romakëve në nderimin e tyre ndaj hyjnive..

botuar më 23-03-21 11.49.PD

Bilbilat e Korit të Fëmijëve të BNR-së ftojnë pranverën me një koncert

Kori i fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare me kryedirigjente Venecia Karamanova na fton në koncertin e tij tradicional pranveror. Sonte (17.03) në orën 19:00 në skenën e sallës “Bullgaria”, ansambli përjetësisht i ri do të festojë ardhjen e..

botuar më 23-03-17 6.10.PD
Foto: Facebook/ Vladimir Ampov - Grafa

Grafa ndërthur në mënyrë të shkëlqyer traditën dhe modernitetin në epikën “Pylli shekullor”

Me këngën e tij të re "”Pylli shekullor”, Grafa dërgon mesazhe dhe ndan dashurinë e tij për Bullgarinë. Pjesëmarrja e Korit të Grave me famë botërore “Misteri i zërave bullgarë” jep një kontribut të madh në tingëllimin epik të këngës...

botuar më 23-03-16 11.43.PD