Veliko Tërnovo u bë qyteti i parë në Bullgari, në të cilin interesat e vendasve mbrohen nga një i huaj. Në vigjilje të festave të Pashkëve holandezi Jakob van Balejn u bë pjesë e këshillit bashkiak, pasi juristi Kallojan Jankov u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor.
Jakov van Balejn është 72 vjeçar dhe banon në Bullgari tashmë 11 vjet. Për herë të parë ka ardhur në vendin tonë si turist në vitin e largët 1967.
Për të qytetarët e Veliko Tërnovos thonë se është një patriot më i madh nga vendasit. Ai qëndron pas çdo kauze të gjelbër në qytet, ishte në ballë të protestave anti-qeveritare verën e kaluar duke raportuar për mediat holandeze për atë që po ndodhte në Bullgari.
Ndër qëllimet e tij janë krijimi i mundësive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Veliko Tërnovos, tha korrespodentja jonë Zdravka Masljankova.
Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, me asistencën e Ambasadës Bullgare në Tiranë, zhvilluan një takim në shkollën e fshatit Zapod, Gora e Kukësit të Shqipërisë Verilindore me të rinj..
Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..
Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..