Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Rusia përgëzuan bullgarët ortodoksë për Pashkët

Foto: BGNES

Me adresa video në bullgarisht, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe u dërguan përshëndetje bullgarëve ortodoksë me rastin e Ringjalljes së Krishtit.

Në këtë kohë të sakrificës dhe rinovimit, ne duhet të kujtojmë historinë e kësaj dite dhe të zgjedhim dashurinë përpara urrejtjes dhe shpresën përpara dëshpërimit. Dy kulturat tona janë pasuruar nga traditat e Kishës Ortodokse, dhe në frymën e këtij bashkimi të kulturave, unë festoj me të gjithë ju”, tha ambasadorja amerikane Hero Mustafa.

Ambasadori Britanik Rob Dixon tha: “Kjo është Pashka ime e parë në Bullgari dhe unë nuk ndalem së shijuari traditat e mrekullueshme të vendit tuaj. Ju uroj shëndet të mirë, dashuri, fat dhe gëzuar festat.”

Në faqen e Ambasadës Ruse në Facebook me urime për një festë të ndritshme u  botua lind te festimi i Pashkëve në Katedralen “Krishti Shpëtimtar” në Moskë në prani të Presidentit Vlladimir Putin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD