Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mobilizimi kombëtar për pastrimin e burimeve ujore në Bullgari

Foto: BGNES

Uji është një nga burimet më të vlefshme shteruese në Tokë - të gjithë e dimë këtë, por duket se e nënvlerësojmë këtë fakt derisa të përballemi me mungesën e tij reale ose të dëshmojmë një përmbytje shkatërruese.

Ambientalistët nga Greenpeace-Bullgaria vendosën ta përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë sonë përsëri në ndotjen e burimeve ujore në vend. Fushata e tyre pranverore #Zgjedhe Ujin është një mënyrë tradicionale dhe efektive për t'u kujdesur për natyrën – nëpërmjet organizimit dhe mbështetjes së ngjarjeve të pastrimit të burimeve ujore në të gjithë vendin. Meqenëse mbrojtja e burimeve ujore është detyra jonë që të kemi një të ardhme të mirë. Ambientalistët e quajnë fushatën e tyre një mobilizim kombëtar për pastrimin e burimeve ujore në Bullgari. Nisma është për të gjithë ata që nuk janë indiferentë nëse në lumenjtë, liqenet dhe digat e Bullgarisë do të lundrojnë mbeturina - shpjegoi Angell Bondov, koordinator i bashkësive vendase në Greenpeace-Bullgaria.

“Të gjithë e duan ujin, të gjithëve u pëlqen të vizitojnë një digë, liqen, apo lumë afër vendit ku jetojnë. Të gjithë kanë parë mbeturinat e grumbulluara pranë këtyre rezervuarëve, kështu që kushdo që dëshiron të marrë pjesë në fushatën tonë është i mirëpritur të mbledhë bashkëmendimtarë dhe të regjistrohet në faqen tonë, dhe ne do t'i dërgojmë atij pajisjet e nevojshme të pastrimit - shpjegoi Angell Bondov përpara BNR-Radio Sofje.

Shpresojmë se gjatë tërë muajit maj do të ketë shumë ngjarje të tilla dhe se ato do të bëhen një festë e vërtetë për të gjithë ne.”

Fushata #Zgjedhe Ujin organizohet me rastin e përvjetorit të dhjetë të degës bullgare të Greenpeace. Ambientalistët zhvilluan bisedimin rreth mbrojtjes së burimeve ujore në Bullgari që përpara zgjedhjeve parlamentare në vend më 4 prill. Atëherë ata iu drejtuan politikanëve me tre pyetje në lidhje me ruajtjen e resurseve ujore dhe "menaxhimin e tyre njerëzore". Ambientalistët kërkuan nga politikanët për t’i shpjeguar shoqërisë se cili është vizioni i tyre për zgjidhjen e problemit të mungesës së ujit, për përdorimin e ujit në sistemin energjetik në planin afatgjatë dhe në cilin drejtim duhet të transformohet prodhimi i energjisë në vendin tonë.

Arsyen për këtë hap Greenpeace e shpjegon thjesht – “Demokracia punon për ne kur ne punojmë për të”. Ne mund të ruajmë natyrën dhe shoqërinë duke votuar dhe duke kërkuar që politikanët e zgjedhur nga ne të marrin përgjegjësinë për premtimet e tyre dhe të jenë udhëheqës ambiciozë politikë me një vizion për ruajtjen e natyrës.”

Përpiloi: Vesella Krësteva (intervistë e Gergana Pejkovës, BNR – Radio Sofja)

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, gabrovoinnovationcamp.eu, greenpeace.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në festë morën pjesë ansamblet folklorike bullgare nga Milano -Ritmika, Nashenci dhe Veselie

Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov

Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..

botuar më 24-10-08 7.30.PD

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..

botuar më 24-10-07 8.00.MD
Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD