13 plazhe nëpër bregdetin bullgar pranë Detit të Zi morën dekoratën “Flamuri blu”. Mes tyre janë 3 plazhet në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, plazhet e qytezës pushimore “Djuni” dhe këto në lokalitetin “Arkutino”.
“Flamuri blu” është një çmim ekologjik botëror i cili u jepet plazheve, të cilat u përgjigjen një sërë kritereve për cilësi, mes të cilave dhe pastërtia e ujit të detit. Përveç kërkesave ekologjike, plazheve të dalluara u aplikohen dhe masa të posaçme kundër shpërndarjes së koronavirusit, saktësuan nga lëvizja bullgare “Flamuri blu”.
Dhe pavarësisht nga fakti se kjo është etiketa më prestigjioze ekologjike për plazhet, interesi ndaj saj nga ana e koncesionerëve tek ne nuk është i madh, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare-Burgas Stanimir Gjeorgjiev, kryetar i Këshillit Drejtues të lëvizjes në Bullgari.
“Ne i ndjekim në mënyrë të përpiktë plazhet, të cilat kanë aplikuar dhe janë të dalluara me çmimin “Flamuri blu” dhe garantojmë se ato u përgjigjen kushteve botërore që ta mbajnë këtë shenjë prestigjioze. Po vëmë re dhe plazhe të tjera, të cilat me të vërtetë menaxhohen shumë mirë, shumë lehtë mund të hyjnë në program dhe ta marrin çmimin, por nuk ka interes nga koncesionerët e tyre. Mjerisht ka dhe shumë plazhe të tjera të mira, të cilat detyrimisht duhet të propozojnë një produkt më të mirë turistëve, por aty nuk bëhen përpjekje të mjaftueshme.”
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaGjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..