Sot Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Hristo Bozukov do të hapë ekspozitën e specializuar për bujqësinë BATA AGRO, e cila do të vazhdojë deri më 5 qershor. Tradicionalisht ekspozita do të paraqesë më të fundit në teknologjinë bujqësore dhe inovacionin teknologjik, si dhe një larmi të plotë të produkteve dhe shërbimeve për bujqësinë në një vend.
Më shumë se 180 kompani kanë aplikuar për të marrë pjesë. Me sipërfaqen e vet të përgjithshme prej afro 40 000 metrash katrorë në territorin e Aeroportit Stara Zagora ky është edicioni më i madh i BATA AGRO deri më tani. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë do të paraqitet gjithashtu me një stendë informacioni ku vizitorët do të jenë në gjendje të shtrojnë para ekspertëve pyetje në lidhje me mbështetjen dhe politikat në sektor.Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..