Nëse burimet e Fondit të Tranzicionit të Drejtë të Komisionit Evropian rriten, pas datës 31 dhjetor 2024 do të prezantohet një Mekanizëm i Shpërblimit të Gjelbër për vendet që arrijnë të zvogëlojnë emetimet industriale të gazeve të serrës. Bullgaria mund të përfitojë nga 1.178 miliardë euro, por që të miratohet për një grand, projektet e saj duhet t'i kushtohen diversifikimit ekonomik, ristrukturimit ose krijimit të vendeve të reja të punës për të mbështetur kalimin në një ekonomi rrethore dhe klimatike-neutrale.
Ambicia e Bashkimit Evropian për një pakësim të qëndrueshëm të emisioneve nga gazrat e serës me 55% deri në vitin 2030 , e vë Bullgarinë në një pozicion të vështirë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev përpara fillimit të mbledhjes së Këshillit Evropian në Bruksel (24-25 maj) dhe saktësoi se vendi ynë do të këmbëngulë për aplikimin e masave të cilat të mbrojnë aftësinë konkurruese për të siguruar tolerancën shoqërore të tranzicionit të gjelbër.
Sidoqoftë, është interesante se si ndihmojnë 3 miliardë investimet në “Rrymën Turke” dhe akoma 200 milion leva të tjera për Kompaninë Shtetërore të Naftës- komenton në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtori i Programit Ekonomik të Qendrës për Studimin e Demokracisë Rusllan Stefanov.
“Me të vërtetë ka një problem të tillë dhe ai kërkon vendime afatgjata, më në veçanti për rajonet e prekura rreth komplekseve minerare. Por, po kështu është fakt se për 10-15 vjetët e fundit, për të cilat dihet se kjo periudhë po rrjedh, ka një përparësi të deklaruar politike në Evropë, nën të cilin është firmosur Bullgaria. Ne i kemi pranuar këto vendime dhe në të njëjtën kohë po vazhdojmë të shpenzojmë paratë e tatimpaguesit në projekte që nuk kanë ndonjë qëllim tjetër, përveçse të shërbejnë interesat gjeopolitike të një shteti të tretë - Rusia, e cila gjendet në marrëdhënie shumë të këqija me Bashkimin Evropian”.
Bullgaria akoma është një nga shtetet e pakta, që akoma nuk ka vënë një qëllim të qartë sesi do të transformojë rajonet e qymyrit dhe kur do të dalë nga varësia e qymyrit, është kategorik Rusllan Stefanov - ekspert mbi problemet e klimës pranë WWF:
“Pavarësisht se është shumë e vështirë për Bullgarinë, ajo duhet të verë në tavolinë këtë çështje, që të mund të rregullojë financimin e saj dhe t’i drejtojë investimet e kapitalit drejt evitimit të këtyre varësive ekonomike dhe energjetike. Prej shumë kohe ne propozojmë modele dhe skenarë, të bazuara mbi situatën demografike në rajonet, perspektivat dhe mundësitë e tyre ekonomike.”
Fondet e investuara aktualisht në tranzicionin në një ekonomi më të gjelbër dhe më konkurruese, nuk po arrijnë potencialin e vet të plotë meqenëse zgjidhja e këtij problemi nuk përfshin tre komponentët e tij njëkohësisht - njerëzit, biznesin dhe energjetikën - është i bindur Stefanov.
Dhe derisa perspektivat përpara qymyrit dhe lëndëve djegëse fosile do të kufizohen gjithnjë e më shumë roli i një burimi tjetër energjie - hidrogjeni - bëhet i konsiderueshëm. Fondet nga Plani i Rimëkëmbjes mund të ndihmojnë në krijimin e dy qendrave kryesore, në të cilat Bullgaria të mund të prodhojë hidrogjen, si dhe në krijimin e linjave speciale të transferimit të hidrogjenit në rajonin e qyteteve Pernik dhe Stara Zagora, të cilat do të jenë të prekura drejtpërsëdrejti nga i ashtuquajturi Tranzicion i Gjelbër.
“Hidrogjeni si bartës i energjisë është në disa aspekte më i sigurt se karburantet konvencionale, - sqaron profesoresha Daria Vlladikova, kryetare e Shoqatës Bullgare "Hidrogjeni, qelizat e karburantit dhe ruajtja e energjisë". Bullgaria është gjeografikisht e varfër për nga lëndët djegëse fosile, por jemi të pasur për nga ana e atyre rivendosëse. Kemi dhe një bazë shumë të mirë shkencore. Ajo e cila na mungon është një kornizë ligjore, si dhe ndjenja e urgjencës. Nëse gjatë 7-8 vjetëve të ardhshme nuk bëjmë asgjë, por presim akoma 10, do të jemi vonuar”, paralajmëron ajo.
Përpiloi: Joan Kolev / në bazë të intervistave të Juliana Kornazhevës, BNR-“Horizont”, Bojka Bratkova nga BNR-Bllagoevgrad dhe BNR-Stara Zagora
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..