Që nga sot kryeqyteti ynë detar Varna është mikpritës i Kampionatit të 37-të Evropian të Gjimnastikës Ritmike. Në Kampionatin, i cili do të zgjasë deri më 13 qershor, Bullgaria do të përfaqësohet nga Borjana Kalejn dhe Katrin Taseva në garën individuale, si dhe nga një ansambël për gra dhe një ansambël vajzash.
Më shumë se 300 gjimnaste nga 37 vende do të garojnë për çmime. Kampionati Evropian do të jetë një kualifikim për Kampionatin Botëror në vitin 2022, i cili gjithashtu do të mbahet në Bullgari.Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..