Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Prush” me autor Nasimo është grafiti më i madh në Evropën Lindore

Foto: архив

Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo).

Ai është një nga piktorët e parë rrugor të grafitit në Bullgari. Nisi të pikturonte grafitë në vendet publike që në mesin e viteve 90-të të shekullit XX, pra kur kultura e artit të pikturimit me grafitë filloi të përhapet në vendin tonë. Sot, pas dy dekadash vepra të tij mund të shihen në fasadat e godinave në të gjithë botën – që nga Kanadaja, Britania e madhe, Evropa Perëndimore, përmes Ballkanit, Turqisë, Rusisë, deri te India dhe Kina. Stanisllav Trifonovi mbaroi specialitetin “Arte të bukura” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Me këtë shpjegohet tipari dallues i veprave të tij të cilat gërshetojnë teknikat më të mira të grafitit modern me artin klasik dhe pikturimin. Kështu lindi “Fine Graff Art” i tij. Nasimo është artisti i parë i grafiteve në Bullgari me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kvadrat 500” në Sofje, prezantuar në fillim të vitit 2020. Puna e tij e fundit në Sliven përbën 12 vizatime të ndara dhe të lidhura konceptualisht, të pikturuara gati dy muaj, të cilat tregojnë për rrugën e verës dhe të jetës së njeriut. Ato janë të vendosura mbi 11 enë industriale për ruajtjen e verës në kantinën e verës “Sinite skali” dhe mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë.

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNR tashmë ka një kanal në TikTok

Nga 9 maji, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) hyn zyrtarisht në botën e TikTok. Në kanalin e ri media do të ofrojnë video informative, por edhe argëtuese me momente nga transmetimi i të gjitha programeve. Do të tregojë prapaskenat e ngjarjeve më të..

botuar më 24-05-09 10.22.PD

Koncerte dhe ceremoni solemne me rastin e Ditës së Evropës në Bullgari

Festimi i Ditës së Evropës më 9 maj filloi në vitin 1986. Vendimi për ta shpallur atë u mor në Takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Evropian në Milano më 28-29 qershor 1985. Për t'u dhënë fund konflikteve të shumta në Evropë që kulmuan në..

botuar më 24-05-09 6.55.PD

Një Festival paraqet zbulimet e reja shkencore në një gjuhë të arritshme

120 shkencëtarë nga Bullgaria dhe 10 vende të botës marrin pjesë në një festival që mbahet nga 9 deri më 12 maj në Tech Park të Sofjes. Organizatorët njoftojnë se ndër të ftuarit e njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre në një..

botuar më 24-05-09 6.10.PD