Grafiti më i madh i pikturuar me detaje në Evropën Lindore dhe në Ballkan mund të shihet në qytetin Sliven, Bullgari Juglindore. Kompozita mban emrin “Prush” dhe është vepër i piktorit të njohur bullgar të grafitëve Stanisllav Trifonov (Nasimo).
Ai është një nga piktorët e parë rrugor të grafitit në Bullgari. Nisi të pikturonte grafitë në vendet publike që në mesin e viteve 90-të të shekullit XX, pra kur kultura e artit të pikturimit me grafitë filloi të përhapet në vendin tonë. Sot, pas dy dekadash vepra të tij mund të shihen në fasadat e godinave në të gjithë botën – që nga Kanadaja, Britania e madhe, Evropa Perëndimore, përmes Ballkanit, Turqisë, Rusisë, deri te India dhe Kina. Stanisllav Trifonovi mbaroi specialitetin “Arte të bukura” në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Me këtë shpjegohet tipari dallues i veprave të tij të cilat gërshetojnë teknikat më të mira të grafitit modern me artin klasik dhe pikturimin. Kështu lindi “Fine Graff Art” i tij. Nasimo është artisti i parë i grafiteve në Bullgari me një ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve “Kvadrat 500” në Sofje, prezantuar në fillim të vitit 2020. Puna e tij e fundit në Sliven përbën 12 vizatime të ndara dhe të lidhura konceptualisht, të pikturuara gati dy muaj, të cilat tregojnë për rrugën e verës dhe të jetës së njeriut. Ato janë të vendosura mbi 11 enë industriale për ruajtjen e verës në kantinën e verës “Sinite skali” dhe mbulojnë një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë.
Përpilues: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..