"Unë isha i bindur se megjithë problemet serioze dhe dallimet thelbësore, ne jemi një Komision i Përbashkët, por që nga takimi i 14-të i sotëm unë po e pyes veten nëse është vërtet kështu." Këtë e deklaroi në një konferencë bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Prof. Angell Dimitrov pas takimit.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut i ka refuzuar kategorikisht bisedimet mbi tema konkrete historike. Në vend të kësaj, ajo ka propozuar një kornizë të përgjithshme teorike për multiperspektivitetin, në të cilën fetishizohet e drejta e gjithsecilit për t’i interpretuar ashtu siç dëshiron ngjarjet historike.
"Ju e kuptoni se një metodë e tillë është një shfaqje e mosdëshirës për të ndryshuar çfarëdo që të jetë në interpretimin e së kaluarës në historiografinë e vendit tonë fqinj," tha Dimitrov. Takimi tjetër i 15 është planifikuar për në mes të tetorit.Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev formoi një shtab operativ për shkak të zjarreve në vend. Sot ai ka vizituar rajonin e Stara Zagorës, i cili..
Përgatitja teknike për futjen e euros në vendin tonë vazhdon me ritme të mira. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e financave..
Sindikata më e madhe në vend, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kërkon që në buxhetin e vitit 2025 të përfshihet një rritje prej 10% e të..