Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lëvizje në tregun e pasurive të patundshme për shkak të bullgarëve të kthyer nga jashtë

Foto: arkiv

Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rritje serioze të vëllimit të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari. Rritja për të gjithë vendin është 17%. Në Varna rritja është 1%, njoftoi BNR Varna. Sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, Dobromir Ganev, një nga arsyet kryesore për këtë tendencë pozitive është numri i madh i bullgarëve që kthehen nga jashtë.

"Rreth 37 mijë bashkatdhetarë tanë janë kthyer nga jashtë dhe janë regjistruar me një adresë të përhershme në Bullgari. Ata kthehen në Bullgari me idenë për të blerë një pronë dhe për të jetuar dhe punuar këtu. Rreth 25% janë bullgarë të cilët janë kthyer nga Turqia." , komentoi Dobromir Ganev. Një arsye tjetër e favorshme janë normat e ulëta të interesit për kreditë për strehim.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon reklamimi masiv televiziv i turizmit bullgar në 9 vende

Ministria e Turizmit nisi një fushatë reklamuese ndërkombëtare në shkallë të gjerë në kanalet National Geographic dhe 24 Kitchen, pjesë e grupit The Walt Disney Company dhe Warner Bros. Reklama televizive për promovimin e Bullgarisë si destinacion për..

botuar më 25-03-20 10.34.PD

Izraeli heton vdekjen e punonjësit bullgar të OKB-së në Gaza

Ministri i jashtëm Georg Georgiev bisedoi në telefon me homologun e tij izraelit Gideon Saar. Diplomati i parë i Izraelit shprehu ngushëllimet për të afërmit e bullgarit të vdekur në Gaza. Saar shpjegoi se sipas ushtrisë izraelite, incidenti tragjik..

botuar më 25-03-20 9.04.PD

Protesta pranë godinës së Kuvendit Popullor për paga të mira

Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë ndërtesës së Kuvendit Popullor. Aksioni është caktuar për në orën 08:00 pranë hyrjes zyrtare të..

botuar më 25-03-20 4.45.PD