Të dhënat për tremujorin e parë të vitit 2021 tregojnë një rritje serioze të vëllimit të transaksioneve në tregun e pasurive të patundshme në Bullgari. Rritja për të gjithë vendin është 17%. Në Varna rritja është 1%, njoftoi BNR Varna. Sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, Dobromir Ganev, një nga arsyet kryesore për këtë tendencë pozitive është numri i madh i bullgarëve që kthehen nga jashtë.
"Rreth 37 mijë bashkatdhetarë tanë janë kthyer nga jashtë dhe janë regjistruar me një adresë të përhershme në Bullgari. Ata kthehen në Bullgari me idenë për të blerë një pronë dhe për të jetuar dhe punuar këtu. Rreth 25% janë bullgarë të cilët janë kthyer nga Turqia." , komentoi Dobromir Ganev. Një arsye tjetër e favorshme janë normat e ulëta të interesit për kreditë për strehim.Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Punëtorët e uzinës ushtarake “Terem-Han Krum” në Tërgovishte dolën sërish në protestë, duke kërkuar marrjen e pagave të janarit dhe shkurtit. Ata gjithashtu duan të kuptojnë se cila është strategjia e zhvillimit të uzinës ushtarake, pasi nuk ka..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..