Midis 8 miliardë dhe 9.5 miliardë euro do të nevojiten për të përfunduar të dy blloqet e Centralit Atomik Elektrik “Belene”, sipas llogarive të Shoqatës së Ndërtimit “Bulatom”. Deri më tani, gati 1.5 miliardë euro u shpenzuan për projektin. “Bulatom” vlerëson se investimi do të shlyhet për afro 15 vjet pasi njësitë të vihen në veprim dhe se çmimi i energjisë elektrike nga centrali mund të jetë më i ulët se në bursë. Nëse të dy njësitë në Centralin Atomik Elektrik “Belene” janë të ngarkuara plotësisht, ato do të jenë në gjendje të prodhojnë rreth 16 milion megavat-orë energji elektrike në vit. Sipas “Bulatom”-it, projekti është ekonomikisht i realizueshëm, pasi njësitë mund të veprojnë për të paktën 45 vjet të tjera pas shlyerjes së investimi.
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...
Ne informojmë në mënyrë aktive shtetet anëtare për presionin institucional dhe jashtëinstitucional mbi bullgarët në Maqedoninë e Veriut. Ne ngremë çështjen e moszbatimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Këtë e deklaroi..
Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 21°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 37°, në kryeqytet 32°. Do të jetë me diell..
Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja..
Ditën e enjte moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët verilindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 21°, në..
Stanisllav Ballabanov, nënkryetar i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë” (ITN) e cilësoi si konstruktiv takimin me grupin e deputetëve që u..