Poli Genova, një nga këngëtaret më të suksesshme të muzikës pop bullgare, prezantoi këngën e saj më të re No more. Interpretuesja e hiteve “Në inat”, “Ditë të kripura”, If Love Was a Crime etj., e lidhim me vendin prestigjioz të katërt të cilën ajo e fitoi në Konkursin e Evrovizionit në vitin 2016. Një vit më parë ajo ishte drejtuese e Evrovizionit të Fëmijëve që u zbulua në Bullgari dhe kështu fitoi popullaritet ndër fansat e konkursit në të gjithë botën.
Në këngën e re No more Poli Genova tregon historinë e vet të dashurisë. Kënga është në stilin disko-fënk dhe iu përgjigjet tendencave më të reja të skenës muzikore botërore. No more u krijua nga ekipi i cili qëndron prapa hiteve të këngëtares Last Night dhe How we end up, që pushtuan top klasifikimet vendëse dhe të huaja. Autor i muzikës është kompozitori i njohur dhe producent naBBoo dheR&Bdhe pop interpretuesjaRomy Dya, e njohur për publikun me këngën So Far Awaynë bashkëpunim me David Guetta и Martin Garrix. Pjesëmarrës kryesor në videon e këngës është miku i Poli – Xhouzef, i cili debuton para kamerës. Regjisor i videos është Pavllin Ivanov më i njohur si Bashmotion.
“Ky është një projekt shumë personal dhe i veçantë për mua. Shpresoj që historia që tregojmë të frymëzojë të gjithë të rizbulojnë lirinë e tyre dhe të kujtojmë të vlerësojmë të dashurit tanë, duke shijuar momentet e vogla me ta. Ifalënderoj ekipit të mrekullueshëm që qëndron prapa No More. Shpresoj që kënga të sjellë emocione të mrekullueshme verore për të gjithë“, tha Poli Genova.
Kënga No More është vetëm një nga surprizat e shumta që këngëtarja po përgatit për koncertin e saj të parë solo më 30 korrik në Teatrin Antik në qytetin Plovdiv. Shfaqja mban emrin simbolik „#1“ dhe do t’i ofrojë publikut një shou unike.
Nga data 3 deri më 10 gusht, Bansko do të jetë xhaz për herë të 27-të. Bansko Jazz Festival do t'i kthejë sheshet, rrugët, parqet dhe restorantet në qytetin malor në një skenë të madhe live. Programi i pasur përfshin 135 interpretues nga..
Edicioni i nëntë i festivalit "Opera në Maja" do të zhvillohet midis peizazheve natyrore të Shkëmbinjve të Bellogradçikut nga sot, 2 gusht, deri më 18 gusht. Festivali për dashamirët e muzikës organizohet nga Opera dhe Baleti i Sofjes...
Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..