Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bimët e Enjos për shëndet

| rinovuar më 21-06-24 12.42.MD
Foto: Bashkia Jamboll

Më 24 qershor, Ortodoksia feston Lindjen e Shën Joan, Paraardhësit dhe Pagëzor të Zotit. Në kalendarin kishtar ka akoma disa data të tjera për një nderim ndaj kujtimit të shenjtorit, po kështu çdo e martë gjatë vitit i është kushtuar atij. Më 24 qershor është dhe një nga festat më të mëdha popullore bullgare - Dita e Enjos, kushtuar bimëve, ujit, diellit e të gjithë ritualeve për shëndet. E lidhim dhe me  magjinë dhe hamendjen e dikurshme paramartesore me tufat e luleve. Emërtimi vjen nga modifikimi i emrit Joan -Ivan, Janjo, Enjo. Që aty dhe emërtimet e ndryshme në rajonet e veçanta Jenevden, Janovden, Ivanden, Ivëndën, Ivani i Verës e të tjera.

Besimi më i përhapur është se barishtet  dhe bimët e këputura në ditën e Enjos, por para lindjes së diellit, kanë një fuqi të madhe shëruese. Herbalistët modernë, por dhe njerëzit, të cilët përdorin në ditët e tyre të përditshme bimë medicinale, me të vërtetë ngrihen në mes të natës dhe drejtohen ndaj vendeve të tyre të preferuara, që të mbledhin Bimët e Enjos. Një funksion shërues dhe mbrojtës ka dhe Kurora e Enjos, të cilën dikur vajzat e kanë thurur prej bimëve. Si dhe tufën, të cilën disa dhe sot mundohen që ta bëjnë. Sipas recetës popullore, ajo duhet të përmbajë 77 bimë e gjysmë. Kaq janë dhe sëmundjet - 77 janë ato të njohura, kurse “gjysma” është e panjohur. Mjekët popullorë dinë se cilat janë 77 bimët për sëmundjet e njohura, kurse gjysmën i këpusin me sy të mbyllura - një kërcell që bie rastësisht në duart e tyre. Tufa e Enjos thahet dhe ruhet, besohet se me të shërohen sëmundje nga më të ndryshmet. Në këngët popullore, të cilat e shoqërojnë traditën, shpeshherë heroi kryesor është Enjoja mitik, i cili është nisur për të mbledhur bimë.

Shumë e njohur është legjenda, sipas së cilës Dielli lahet në ujin e gjallë herët në mëngjes në Ditën e Enjos dhe vallëzon nga gëzimi. Pas kësaj e ndërmerr rrugën e tij të gjatë drejt dimrit. Secili i cili mundet të shikojë këtë vallëzim të bukur, është i bekuar nga Dielli për shëndet.  Të gjithë lumenjtë, liqenet, burimet janë gjithashtu të bekuar. Thonë se në Ditën e Enjos uji fillon të rrjedhë edhe nga burimet e përthara. Prandaj mendohet se është mirë secili të shkojë deri në ndonjë burim natyror të ujit dhe të lahet, të rrokulliset në vesën e mëngjesit ose të paktën të spërkasë fytyrën me ujë. Në shumë vende sot bëjnë rivendosje të traditës Enjova bulja /Nusja e Enjos/, që përfundon me emërtimin e tufave dhe parashikime paramartesore. Ndizen dhe Zjarret e Enjos - që të mund të shtohet forca e “zjarrit qiellor”. Me fuqinë magjike të këtij momenti nga viti është lidhur dhe besimi se natën para festës endacakë dhe mashtrues shkojnë nëpër fushë, që të vjedhin begatinë e huaj. Kurse mbi vendet, në të cilat ka një thesar të fshehur, dalin zjarre fantazmë.

Por kuptimi kryesor i festës është kujdesi për shëndetin njerëzor - një nga vlerat më të mëdha të bullgarit në të gjitha epokat historike.

Redaktore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i maskaradës dimërore në Trën

Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..

botuar më 24-02-03 7.05.PD

Verë e kuqe, dragonj, arinj dhe folklor - Dellçevo feston së bashku me bashkitë nga Greqia Veriore

Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..

botuar më 24-02-01 7.25.PD

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD