Nga Gorna Orjahovica (Bullgaria Qendrore Veriore) gjatë këtij mëngjesi niset një lokomotivë me avull drejt qytetit Pllaçkovci (Bullgaria Qendrore). Gjatë vitit 2021 Evropa e Bashkuar shënon vitin e transportit hekurudhor, prandaj dhe Hekurudhat Shtetërore Bullgare ofrojnë mundësi që udhëtarët të përjetojnë emocionin e udhëtimit me avull. Kompozicioni i trenit do të jetë i përbërë prej 6 vagonësh të ndarë dhe akoma një vagoni-bistro, dhe do të ndalojë nëpër stacionet në Veliko Tërnovo, Drjanovo, Careva Livada dhe Trjavna. Në rajonin e stacionit Pllaçkovci udhëtarët do të mund të shikojnë lokomotivën me avull të rinovuar tani vonë dhe të njihen me fakte interesante nga historia e transportit tonë hekurudhor. Kurse në qytetin Trjavna i pret një takim me arkitekturën rilindëse të qytetit dhe kishën marramendëse nga fillimi i shekullit të kaluar “Shën Profeti Ilia”.
Përpiluan: Diana Cankova, Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..
S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..
Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..