Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

1/3 nga turqit e konsiderojnë Bullgarinë të afërt për nga kultura

2/3 prej turqve do të votonin “pro” anëtarësisë në Bashkimin Evropian. Tek të rinjtë deri në moshën 24 vjeç ata të cilët e përkrahin Bashkimin Evropian janë mbi 70%. Mbi 1/3 nga të anketuarit mendojnë se Turqia duhet të jetë në bashkëpunim më të afërt me vendet nga Bashkimi Evropian. Rusia është e preferuar prej 14%, kurse Shtetet e Bashkuara prej 9%, tregon një studim i think tankut amerikan German Marshall Fund. Opinioni publik turk, e konsideron Bashkimin Evropian si partnerin më të afërt mbi çështjet ndërkombëtare, por 39,7% mendojnë se vendi asnjëherë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian. Vetëm 13% presin një hyrje në Bashkimin Evropian deri më 5 vjet, kurse mbi 1/3 në 10-15 vjetët e afërta. 2/3 prej turqve e përcaktojnë Amerikën si kërcënimin më të madh për interesat e Turqisë. Rusia dhe Greqia përkatësisht janë një kërcënim për 19 dhe 15,3% prej turqve. Të pyetur se me njerëzit e kujt shteti ndiejnë një afërsi më të madhe kulturore, 46,4% përgjigjen “Gjermania”. Përgjigja e dytë më e përhapur është Bullgaria me 33%.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i kërkoi falje Greqisë

Greqia e ngriu bashkëpunimin e vet me Maqedoninë Veriore, sepse Shkupi nuk e respekton Traktatin e Prespës, i cili është me një rëndësi kyçe për integrimin euroatlantik të vendit. Athina i ka bërë thirrje Maqedonisë Veriore që të zbatojë plotësisht marrëveshjen e Prespës për emrin e vendit në të gjitha kontekstet, përfshi dhe ngjarjet sportive ndërkombëtare. Greqia shtyu ratifikimin parlamentar të tre memorandumeve të bashkëpunimit të planifikuar për në korrik, të firmosur midis të dyja vendeve, shkruan gazeta, “Kathimerini”. Kryeministri Zoran Zaev pohoi se ka bërë gabim dhe u justifikua me fjalët të cilat i tha në gjuhën angleze: “Nganjëherë është normale të bëhen gabime, kam parasysh Marrëveshjen e Prespës. Por, unë jam 46 vjeç. Është normale pas përdorim të një shprehie në vazhdim të 47 viteve, ajo të përsëritet nganjëherë” .Gazeta “Kathimerini” e citon Zaevin i cili shton se beson në  Marrëveshjen e Prespës dhe është "ndjekësi i saj më i madh".

Serbia është e pakënaqur me rezolutën e Malit të Zi mbi Srebrenicën

Ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandër Vulin reagoi në mënyrë të mprehtë mbi pranimin e rezolutës për Srebrenicën në Parlamentin e Malit të Zi. Parlamenti në Podgoricë, në  përputhje me rezolutën e Parlamentit Evropian mbi çështjen, ndaloi mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, njoftoi BGNES. Vulin tha se atyre të cilët kanë votuar për rezolutën në parlamentin e Malit të Zi “u është vënë vijë nga serbët” dhe i drejtoi apel Zdravko Krivokapiçit - kryeministri i Malit të Zi, të mos të lejohet të hyjë në Serbi. “Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk është njeri, i cili i do ndalimet, por unë do ta lus të ndalojë hyrjen në Serbi të atyre të cilët e kanë votuar rezolutën, kështu që familjet e tyre, të vendosura mirë në Beograd, tanimë t’i shikojmë vetëm në Malin e Zi”, citon fjalët e Vulinit televizioni shtetëror serb RTC.

Kroacia ka vendosur kushte që Serbia të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian

Nëse do që të hyjë në Bashkimin Evropian, Serbia duhet të kryejë një sërë çështjesh, deklaroi në Luksemburg gjatë kohës së Këshillit mbi çështjet e përbashkëta ministri i jashtëm kroat Gordan Grlić-Radman. “Nga Serbia kërkohen përgjigje të qarta, para së gjithësh një përparim i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm në fushat bazë. Serbia duhet të tregojë një përparim të madh e të qëndrueshëm në fushat bazë dhe të tregojë vullnet për të plotësuar të gjitha kriteret e domosdoshme. Në këtë kuptim, ne e shqyrtojmë sundimin e ligjit, çështjen e personave të zhdukur dhe të drejtat e viktimave të luftës, bashkëpunim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, njohjen e gjenocidit në Srebrenicë, forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si me Bashkimin Evropian ashtu  dhe me vendet të cilat nuk janë anëtare të Bashkimin Evropian ", njofton portali kroat Index.hr.

Turistët rumunë janë të pakënaqur nga pritja në kufirin grek

Një film, të cilin qytetarët rumun po e shikojnë përsëri - kështu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme rumune Oana Darie i komentoi radhët për të hyrë në Greqi. “Mënyra në të cilën drejtohen pikat kufitare, është një e drejtë ekskluzivisht e autoriteteve greke. Ekziston një ndryshim midis normave zyrtare që autoritetet e të gjitha vendeve i njoftojnë dhe ne i publikojmë në faqen tonë të internetit dhe mënyrës në të cilën këto norma zbatohen. Aplikimi efektiv varet nga autoritetet greke”, deklaroi ajo përpara televizionit “DIGI24”. Turistë nga radhët tregojnë përpara medias se çdo gjë varet dhe nga koha e kalimit të kufirit. Nëse është herët në mëngjes kontrollimet mund të bëhen për 2-3 minuta, por pas orës 9 në mëngjes mund të zgjasin me orë të tëra. Pjesa më e madhe e të anketuarve deklarojnë se janë pesimistë se situata do të ndryshojë gjatë periudhës së verës.

Sofja mirëpriti prokurorët nga Ballkani

Kryeprokurorët nga nëntë vende të Ballkanit diskutuan në Sofje rolin e prokurorëve në mbështetjen e shtetit të së drejtës ligjore. Konferenca e kaluar e magjistratëve u zhvillua në Bursa të Turqisë gjatë vitit 2019. Një presion kundër pavarësisë së prokurorëve është i papranueshëm, më në veçanti ai i cili vjen nga politikanët. Ndjekja penale efektive është garancia më e madhe për sundimin e ligjit, besimin në institucionet dhe ekonominë e prosperuar. Pikërisht kjo pozitë bashkoi përfaqësues të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë, Maqedonisë Veriore, Serbisë, Sllovenisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe të Malit të Zi. Kryeprokurori bullgar Ivan Geshev tha se arma më efektive për luftë me kriminalitetin është kontakti personal dhe profesional midis prokurorëve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD