Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria realizon fushatën më të re evropiane për parandalimin e trafikut të njerëzve

Foto: arkiv

Forma më e përhapur e trafikimit të njerëzve është me qellim shfrytëzim seksual – tregojnë të dhënat zyrtare e Komisionit Evropian. Prova e radhës për luftimin e “robërisë” moderne është fushata “Blind Betting”. Ajo u krijua nga një ekip bullgar, por do të realizohet në territorin e 26 vendeve evropiane. Disa prej tyre janë vende të origjinës së viktimave, të tilla si Bullgaria, të tjerët janë përcaktuar si vendet e destinacionit, ku trafikantët përdorin viktimat e tyre.

Nën moton “Mos e vë fatin në hartë” fushata duhet të përqendrojë vëmendjen e shoqërisë dhe grupeve të rrezikuara mbi problemin. Fushata zhvillohet në dy etape. Nga 28 qershor deri më 31 korrik fokusi do të jetë mbi  rreziqet e tërheqjes së njerëzve në trafik me qëllim eksploatim seksual, ndërsa në periudhën 18 tetor - 30 nëntor do të mësojmë më shumë për të ashtuquajturat “shfrytëzues” të shërbimeve seksuale të ofruara nga viktimat e trafikut të cilat gjithashtu mbajnë përgjegjësinë penale.

Fushata “Blind Betting” mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme “Luftim me Krimin e Organizuar” dhe Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikut të Njerëzve, me përkrahjen e platformës evropiane EMPACT (European Multidisciplinary Platform Against Criminal Threats).

Përpilues: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filloi Kreshma e Madhe para Ringjalljes së Krishtit

Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..

botuar më 25-03-03 9.42.PD

Festivali i Kukerave në Shiroka Llëka largon të keqen dhe sjell shëndet dhe begati

Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..

botuar më 25-03-02 7.30.PD

Qendrat për Integrim dhe Arsim Gjithëpërfshirës janë hapur në Pesë Bashki të Vogla

Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..

botuar më 25-03-01 6.10.PD