Ministri i përkohshëm i energjisë Andrej Zhivkov i kërkoi Holding Bullgar për Energjetikën të ndërrojë udhëheqjen e operatorit të gazit “Bulgartransgaz”.
Rezultatet e inspektimit të rregullatorit, të paraqitura javën e kaluar, treguan se gjatë zbatimit të projektit “Rryma Ballkanike” "Bulgartransgaz" nuk ka kërkuar miratimin paraprak të Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, si të lidhjes së kontratave për aktivitetet e ndërtimit, ashtu edhe të huave bankare me të cilat janë realizuar pagimet.
Auditimi i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit tregoi se projekti “Rryma Ballkanike” ka pasur një ndikim negativ mbi gjendjen e përgjithshme financiare të kompanisë.Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..