Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kalaja e Slivenit "Tuida" me një çmim për muze ekologjik më të mirë në botë

10
Foto: tuidacastle.sliven.bg

Kalaja antike dhe mesjetare "Tuida” është shpallur muze-ekologjik nga më të mirët në botë nga Shoqata Ndërkombëtare e Turizmit Ekologjik (TIES). Kjo u bë e qartë, pasi kureshtja jonë kulturore dhe historike, e vendosur rreth qytetit Sliven, mori dy çmime të para në konkursin për turizëm ekologjik të organizatës ndërkombëtare. Përpara disa ditëve kalaja e qytetit Sliven mundi në një konkurrencë të madhe në kategoritë “Muze ekologjik më i mirë” dhe "Programi më i qëndrueshëm”. Në garë kanë marrë pjesë rreth njëmijë objekte prej afro 100 shteteve. Çmimi do të jepet më 28 korrik 2021 në qytetin Tokat - në Turqi gjatë kohës së Konferencës Ndërkombëtare për Turizëm Ekologjik dhe të Qëndrueshëm.


Kalaja “Tuida” ka shërbyer për të mbrojtur Perandorinë Bizantine, kurse më vonë dhe Shtetin Mesjetar Bullgar. Këtu janë gjetur gjurmë nga prania e trakëve. Ja dhe një hollësi kureshtare - gjatë gërmimeve arkeologët ndeshen mbi 14 lloje të kockave të shpendëve, të cilët  janë një specie e zhdukur që prej shumë kohësh në Bullgari.

Në periudhën 2007-2013 kalaja qe e restauruar me para evropiane dhe që atëherë është kthyer në një nga destinacionet turistike më të njohura në rajon. Në objekt, bashkë me udhëzuesit, punon dhe një ekip animatorësh, të cilët përmes teknikave të "historisë së gjallë" i zhysin mysafirët në të kaluarën.


Vizituesit kanë mundësi të njihen me mënyrën e jetesës, me zanatet, me mjeshtëritë luftarake të paraardhësve tanë.  Kurse ata që dëshirojnë mund të provojnë të qëllojnë me një hark refleks,  në ngjashmëri të atij të protobullgarëve.  Mes atraksioneve janë akoma dhe veshja e një kostumi mesjetar, atelie të artizanateve për punimin e sendeve tipike të vjetra, si dhe demonstrime me  zogun grabitqar Drako, me të cilin ekipi krijues i muzeut paraqet një nga zanatet antike të protobullgarëve – rritjen e skifterëve.  

Çfarë do të mësoni dhe do të përjetoni nëse e vizitoni kalanë e qytetit Sliven “Tuida” do të kuptoni këtu

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: tuidacastle.sliven.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka Rajonale

Turne verore më këmbë organizohen në qytetin Ruse

Turne pa pagesë më këmbë “Ruse Summer Tour” në anglisht, për mysafirët bullgarë dhe të huaj të qytetit, fillojnë të shtunën, më 4 maj në qytetin danjubian Ruse. Itinerari i tyre përfshin ndërtesat dhe vendet më emblematike në pjesët qendrore të Ruses...

botuar më 24-05-04 7.10.PD

Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve

Këtë vit moti është në anën e turizmit bullgar! Falë temperaturave të larta, pushimet e fundjavës në male apo në fshat janë “aktivizuar” tashmë që në fillim të prillit. Moti i ngrohtë solli drejt plazhit pushuesit e parë të padurueshëm përgjatë..

botuar më 24-05-02 7.20.PD

Disa nga hotelet në pushimoren Sllënçev Brjag janë hapur për festat e Pashkëve

30% e hoteleve në pushimoren Sllënçev Brjagnë Detin e Zi do të hapen më 1 maj. Bëhet fjalë për hotele të kategorisë së lartë për të cilët janë bërë rezervime nga turistë bullgarë, rumunë dhe grekë. “Çmimet e paketave turistike për këtë verë janë..

botuar më 24-05-01 10.21.PD