Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të rinjtë bullgarë do të bisedojnë me astronautët nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar

Foto: twitter.com/atlanticclubbg

A e dini se Kozmosi ndryshon perceptimin tonë të shijes? Kurse lëvizja e kufizuar e kozmonautëve kërkon që ata të pranojnë ushqime të posaçme për sistemin e kockave dhe kalori të llogaritura me përpikëri për çdo një porcion.

Si është jeta në kozmosin e hapur? Kjo doli se është dhe tema më kureshtare për fëmijët bullgar dhe të rinjtë të cilët janë në moshë midis 6 dhe 19 vjeç, të cilët morën pjesë në etapën e parë të iniciativës “Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!”, organizuar nga klubi Atlantik-Bullgaria. Në fillim të muajit ata patën mundësinë të drejtojnë pyetjet e tyre më të pazakonshme dhe jo standarde drejt astronautëve nga ekuipazhi i Ekspeditës 65 të NASA-s. Ato duhej të jenë të regjistruar dhe të incizuar në video në gjuhën angleze, me një kohëzgjatje jo më shumë se 20 sekonda dhe të mos të prekin tema si feja, politika dhe format e jetës jashtëtokësore. Për dy javë u dërguan mbi 200 pyetje, kurse një juri e posaçme prej ekspertëve në fushën e STEM disiplinave në Bullgari përcaktoi dhe ndau ato 30 më interesantet, të cilat u dërguan deri në NASA. Aty ato do të reduktohen deri më 15, përgjigjet e të cilëve do t’i mësojmë personalisht nga astronautët e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik më 26 korrik, sqaroi përpara Radios Kombëtare Bullgare Ekaterina Dimitrova nga Klubi Atlantik.


“90% nga pyetjet e fëmijëve janë të lidhura me jetën në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik. Ka dhe pyetje jashtëzakonisht interesante, krejtësisht fenomenale dhe kjo prej fëmijëve, të cilët janë në një moshë më të herët fëmijërore - nën 10-12 vjeç.”

“Kjo është ngjarja e 101, të cilën e organizon NASA, por e para për nxënësit bullgar dhe e para në përgjithësi për nxënësit evropianë, mesa mundëm të saktësojmë me kolegët organizatorë - saktëson doktori Bozhillov. Qëllimi i ngjarjes është që të popullarizojë synimin drejt studimit të STEM disiplinave dhe pikërisht prandaj pyetjet, të cilat çdo një nxënës mund t’u drejtonte astronautëve, duhej të ishin të tilla, të cilave nuk mund t’u gjendet një përgjigje e shpejtë në Google. Me fjalë të tjera ato duhej të ishin të tilla, të cilat të mund të provokojnë astronautët që t’u përgjigjen. Këtu do të them se bëhet fjalë për dy astronautë konkret –inxhinieri francez Thomas Pesquet nga Agjencia Kozmike Evropiane, kurse tjetri është inxhinieri kozmik amerikan Mark Vande Hei.”

Më 26 korrik biseda konferencë në video me Stacionin Ndërkombëtar Kozmik do të jetë live, midis orës 17-19 orë bullgare, si një pjesë finale nga iniciativa “Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!” Kurse organizatorët premtojnë se do ta kthejnë ngjarjen në një festival njëditor të fëmijëve kushtuar shkencës.

“Gjatë gjithë ditës në Sofja Teh Park do të organizojmë mbi 15 punëtori për fëmijët dhe nxënësit, lidhur me fizikën, matematikën, do të ketë eksperimente të ndryshme, veprimtari shkencore dhe simulime. Do të ketë leksione frymëzuese të shkencëtarëve nga Akademia Bullgare e Shkencave, të shkencëtarëve bullgarë, të cilët  janë bërë të famshëm në të gjithë botën dhe do të bashkohen drejtpërdrejt nga vende si Zvicra dhe Amerika për shembull - sqaron Ekaterina Dimitrova nga Klubi Atlantik.

“Alo, Kozmosi! Ju flet Bullgaria!” organizohet në lidhje me 30 vjetorin nga themelimi i Klubit Atlantik në Bullgari, dhe është në partneritet me NASA-n, Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës të Bullgarisë, Ambasadës Amerikane në Sofje dhe organizata shkencore, teknologjike dhe joqeveritare, të bashkuara në grupin STEM.

Përpiloi: Vesella Krësteva/ Në bazë të intervistave të BNR-“Hristo Botev” dhe BNR-Bllagoevgrad

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: twitter.com/atlanticclubbg 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD