Grupi parlamentar “Ngrihu! Kriminelët jashtë!” ndërroi emrin e vet dhe tashmë do të quhet “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” Këtë e bëri të ditur liderja e koalicionit Maja Manollova pas një mbledhjeje të grupit parlamentar një ditë para mbledhjes së parë të Kuvendit Popullor.
Grupi më i vogël parlamentar do të udhëhiqet nga Maja Manollova. Propozimi i “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” për zëvendës kryetare të Parlamentit do të jetë Tatjana Donçeva, lidere e “Lëvizja 21”, e cila është pjesë e koalicionit.
Në takimin e tij sot, GERB-SDS formoi grupin e vet parlamentar, i cili përsëri do të drejtohet nga Desisllava Atanasova. U bë e qartë se koalicioni, i cili u bë i dyti në zgjedhjet e fundit parlamentare, do të kthejë mandatin nëse ITN nuk arrin të formojë një kabinet.
U bëjmë thirrje politikanëve për vetëpërmbajtje dhe dialog konstruktiv, sepse është në dorën e tyre që të formojnë një qeveri të rregullt dhe të qëndrueshme, çka e dëshirojmë të gjithë, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë në detyrë..
Ende nuk kemi përgjigje nga ndonjë parti politike për propozimin që në Legjislaturën e re të 51-të të Kuvendit Popullor të ketë një kordon sanitar rreth "DPS - Fillimi i Ri", tha për "Nova Tv" bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill..
Ekonomisti nga Instituti për Ekonominë e Tregut (IPI) Petër Ganev anoncoi për BNR-në Librin e tyre të Bardhë për ekonominë bullgare - "Zhbllokimi i rritjes: rruga përpara pas zgjedhjeve". "Ne duhet të kërkojmë marrëveshje dhe të miratojmë një buxhet,..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..