Nga 27 deri më 30 korrik, Universiteti i Veliko Tërnovos "Shenjtorët Kirill dhe Metodij" është mikpritës i Javës së tretë ndërkombëtare Erasmus + "Shkollat bullgare jashtë vendit" për mësuesit në shkollat bullgare të fundjavës (të ashtuquajturat shkolla të së dielës) dhe në shkollat javore në Evropë. Pjesëmarrësit janë gjithsej 45 nga Spanja, Greqia, Qiproja, Italia, Franca, Austria, Republika Çeke, Rumania, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar (Irlanda e Veriut).
Ata do të shkëmbejnë praktika të suksesshme në organizimin arsimor dhe në mësimdhënien e gjuhës bullgare, gjeografisë dhe historisë bullgare. Universiteti i Veliko Tërnovos shpreson të organizojë stazhe për studentët e tij në shkollat bullgare jashtë vendit, njoftoi universiteti.
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..