Në qershor, në kushtet e pandemisë, udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë shtetit kanë qenë 458 700, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në qershor të vitit 2019 udhëtimet kanë qenë mbi 717 000.
Vizitat e të huajve në Bullgari në qershor 2021 kanë qenë 742 800. Kalimet tranzite janë 53.1% e të gjitha hyrjeve të të huajve në vend. Qytetarët e mbërritur në Bullgari nga BE-ja kanë qenë 49.2%, ose 365 800.
Numri më i madh i vizitave është i rumunëve - 46.7%, gjermanëve - 12.9%, polakëve - 10% dhe grekëve - 6.7%. Numri më i madh i vizitave nga vendet jo-anëtare të BE-së janë nga Turqia – 123 900, ose 40.5% e vizitave të këtij grupi shtetesh.
Si arsye për të ardhur në Bullgari, 57.3% e të huajve kanë treguar "qëllime të tjera", 29.8% kanë ardhur për pushime dhe ekskursion, dhe 12.9% kanë udhëtuar për biznes.
Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..
Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..
Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..
Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së..