Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumunët me më shumë vizita në Bullgari gjatë muajit qershor

Foto: EPA/BGNES

Në qershor, në kushtet e pandemi, udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë shtetit kanë qenë 458 700, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Në qershor të vitit 2019 udhëtimet kanë qenë mbi 717 000.

Vizitat e të huajve në Bullgari në qershor 2021 kanë qenë 742 800. Kalimet tranzite janë 53.1% e të gjitha hyrjeve të të huajve në vend. Qytetarët e mbërritur në Bullgari nga BE-ja kanë qenë 49.2%, ose 365 800.

Numri më i madh i vizitave është i rumunëve - 46.7%, gjermanëve - 12.9%, polakëve - 10% dhe grekëve - 6.7%. Numri më i madh i vizitave nga vendet jo-anëtare të BE-së janë nga Turqia – 123 900, ose 40.5% e vizitave të këtij grupi shtetesh.

Si arsye për të ardhur në Bullgari, 57.3% e të huajve kanë treguar "qëllime të tjera", 29.8% kanë ardhur për pushime dhe ekskursion, dhe 12.9% kanë udhëtuar për biznes.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD