Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ka një popull të tillë” me akuza të rënda kundër Ministrit të përkohshëm të Financave

Toshko Jordanov
Foto: BGNES

Nënkryetari i partisë "Ka një popull të tillë" (ITN) Toshko Jordanov bëri akuza serioze në Parlament kundër ministrit në detyrë të Financave Asen Vasilev për vjedhje të pronësisë intelektuale dhe praktika të paligjshme të biznesit.

Deklarata erdhi pas dëshirës së shprehur nga ana e të ashtuquajturave “parti të protestës” për të përfshirë disa nga ministrat aktualë nga qeveria teknike në qeverinë e ardhshme.

"Ligji dhe morali janë rregullat tona. Zoti Hristo Ivanov dhe zonja Maja Manolova, ju padyshim nuk e kuptoni se po e bëni Bojko Borisovin të kënaqur për veprimet tuaja, sepse ju po e çoni shtetin drejt zgjedhjeve të ardhshme. Edhe më e mahnitshme është nëse e kuptoni këtë dhe megjithatë e bëni. Nëse vazhdoni kështu, kjo do të ndodhë dhe ju do të jeni fajtori, "tha Toshko Jordanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deputetët rivendosën grupin parlamentar MEÇ

Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) ka sërish grupin e saj parlamentar. Ajo u rikthye pasi përfaqësuesit e popullit miratuan projekt-vendimin e "Ka një popull të tillë" me 170 vota "pro", 1 "kundër", dhe dy abstenime. Më herët gjatë ditës së sotme, dy..

botuar më 25-03-26 12.01.MD

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po shqyrton ndalimin e telefonave celularë në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po përgatit ndryshime legjislative për ndalimin e telefonave celularë në shkolla, njoftoi ministri Krasimir Vëllçev. Tekstet do t'u paraqiten deputetëve në maj ose qershor. “Dhe për momentin kemi ndalimin e..

botuar më 25-03-26 11.16.PD

Mbështetësit e MEÇ protestuan para Kuvendit Popullor

Përkrahësit e partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ) protestuan para Kuvendit Popullor dhe bllokuan qarkullimin në sheshin “Princi Aleksandri I” në shenjë proteste ndaj vendimit të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova për shpërndarjen e..

botuar më 25-03-26 9.39.PD