Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpërfytyrimi i Zotit

Kisha më e vjetër funksionuese në qytetin Pomorie ruan me xhelozi ikonën e Shpëtimtarit

Foto: arkiv

Më 6 gusht Kisha jonë Ortodokse feston Shpërfytyrimin e Shenjtë të Zotit, si një kujtim të lavdisë dhe fuqisë qiellore të Jezu Krishtit, i cili është transformuar para tre dishepujve të tij. Kjo është një nga mrekullitë më të mëdha të kryera nga Shpëtimtari - shpërfytyrimi i Tij në malin Tabor, për t’u treguar hebrenjve se nuk është një mbret tokësor por qiellor. Kur janë ngjitur lart në mal, Jezu Krishti është larguar dhe ka filluar të lutet, kurse tre dishepujt e tij , meqenëse kanë qenë të lodhur nga rruga kanë rënë në gjumë. Ata janë zgjuar nga shkëlqimi i Shpëtimtarit të shpërfytyruar, i cili është  ngritur në ajër dhe ka filluar të bisedojë me dy profetët - Shën Ilia dhe Shën Moisiu. Atëherë dishepujt kanë rënë përtokë dhe Perëndia Atë, i cili në këtë moment është  mbuluar nga një re, ka thënë: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin është e gjithë dashamirësia Ime. Atë dëgjoni!” Në të zbritur nga mali Jezu Krishti ka urdhëruar përpara dishepujve të vet që të tregojnë për këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme pas Ringjalljes së Tij.

Në Bullgari, ku kjo festë shënohet në mënyrë më solemne, shumë kisha i janë përkushtuar kësaj ngjarjeje të ndritshme. Mes tyre është dhe kisha më e vjetër vepruese në bregdetin e Detit të Zi “Shpërfytyrimi i Zotit”. Ajo gjendet në vet bregun e detit  në pjesën e vjetër të qytetit Pomorie, në pjesën më lindore të gadishullit.

Përpara ca kohe, një ekip i arkeologëve nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze në Sofje , bashkë me Muzeun Historik në qytetin Pomorie filluan studime rreth kishës. Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” është një pjesë nga trashëgimia kulturore e Bullgarisë dhe dallohet me këtë se nuk ka apsidë altari, gjë që është e takuar shumë rrallë  në ndërtimin e kishave nëpër tokat tona, tregon për Radion Kombëtare Bullgare-Burgas drejtori i Muzeut Historik Anton Karabashev:

“Vetë kisha është e stilit post bizantin dhe ka dy çati të ngritura, një tavan prej dërrase, ku dyshemeja është e mbuluar me pllaka të mëdha guri. Kisha nuk ka absidë, por nuk mund të themi nëse kështu është e ndërtuar ose absida është hequr kur në oborrin e kishës ka pasur një bazë të milicisë kufitare.”

Sipas burimeve të ruajtura historike kisha është ndërtuar mbi një bazilikë nga periudha e krishterimit të hershëm gjatë viteve 1763-64 dhe është shenjtëruar gjatë vitit 1765. Ajo është dhe godina më e vjetër në të gjithë qytetin. Në të ruhen shembuj të vlefshëm të artit të pikturimit të ikonave nga shekulli i 15-19, ku ikona më e vjetër është nga fundi i shekullit të 15, fillimi i shekullit të 16. Ikonostasi është prej druri me 17 ikona të mëdha nga rendi mbretëror, të pikturuar nga zografë të ndryshëm gjatë shekullit të 17-18. Ka 33 ikona të vogla në rendin e dytë apostolik. Me të hyrë në kishë, vështrimi është i tërhequr nga ikona eJezu Krishtit Pantokrator, e rikrijuar në tavanin prej druri. Prifti i kishës ati Jani tregon një legjendë të lidhur me ikonën:

“Piratë kanë grabitur kishën në shekullin e 19, kanë marrë dhe ikona, mes të cilave dhe këtë të Jezu Krishtit Pantokrator.  Por, në det i ka arritur një stuhi e madhe dhe të trembur ata e kanë hedhur në ujë. Ikona “është kthyer” dhe është gjetur nga banuesit vendas në breg afër Kishës”.

Gjatë viteve të fundit nëpër fasadë shfaqen çarje, kurse shkaku më i mundshëm për këtë është erozioni i bregut. Me iniciativë të banuesve vendas, Bashkia e qytetit Pomorie ka ndërmarr veprime për ruajtjen e kishës. Është parashikuar një sondazh nga një ekip nga Universiteti i Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeodezisë të cilët të studiojnë themelet dhe të tregojnë mënyrat për forcimin e godinës.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Profesori Nikollaj Ovçarov

Një unazë vrasëse prej argjendi është një nga gjetjet e vlefshme të Misionis

Qyteti nga antikiteti i vonë Misionis pranë Tërgovishtes, një nga 6 objektet kryesore arkeologjike, ka ekzistuar për më shumë se 150 vjetëve. Arsyet e deklaratës së historianëve janë gjetjet e shumta nga periudha të ndryshme dhe me vlera të..

botuar më 21-10-17 8.45.PD

Pilotët bullgarë shënojnë festën e tyre profesionale më 16 tetor

Një arritje e jashtëzakonshme luftarake e pilotëve bullgarë jep shkak për të shpallur 16 tetorin si Dita e Aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare. Në këtë ditë gjatë vitit 1912, disa ditë pas shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, piloti Radull..

botuar më 21-10-16 8.05.PD

Kisha “Shën Paraskeva” shkëlqen përsëri pas njëqind vitesh përmes duarve mjeshtërore të një piktoreje ruse

Elena Adamova është një artiste nga Shën Petersburgu, për të cilën piktura është thelbi i rrugës së saj shpirtërore. Në Bullgari e sjellë dashuria e saj ndaj një bullgari, i cili është bërë dhe bashkëshorti i saj përpara 41 vjetëve. Fillon të..

botuar më 21-10-14 10.44.PD