Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti turk është gati të zhvillojë bisedime me talibanët

Në një intervistë televizive me CNN Türk Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se mund të takohet me udhëheqësin e  talibanëve si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftimeve në Afganistan. “Zhvillimet e fundit janë vërtet shqetësuese”, tha Erdogan, cituar nga BGNES. Në një bisedë telefonike me homologun e tij afgan, Ashraf Gani, ai ripohoi gatishmërinë e Turqisë për të vazhduar mbështetjen e procesit paqësor në Afganistan.

Dy herë më shumë emigrantë hyrën në BE përmes Ballkanit Perëndimor

Numri i emigrantëve ilegalë që hyjnë në BE përmes Ballkanit Perëndimor është dyfishuar në 22 600 këtë vit, njoftoi agjencia kufitare e komunitetit FRONTEX, cituar nga BNT. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe Afganistani. Vetëm në korrik, rritja është 67 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. BE nuk është gati të përballojë një përsëritje të krizës së migrimit të vitit 2015 dhe duhet të përpiqet të parandalojë që njerëzit të ikin nga konflikti në rritje në Afganistan. Këtë e tha Ministri grek i Migracionit Notis Mitaraçi. Ai theksoi se bashkimi duhet t’i ofrojë më shumë mbështetje Turqisë. Sipas Mitaraçit, dëbimi i azilkërkuesve të dështuar duhet të vazhdojë, pasi ndalimi i një kthimi të tillë do të inkurajojë më shumë njerëz të orientohen te Evropa.

Greqia po përjeton fatkeqësinë më të madhe ekologjike që prej dekadash

Qindra zjarrfikës vazhdojnë të shuajnë zjarrin në zonat e shkatërruara të Greqisë. Vendi është skena e “katastrofës më të madhe mjedisore në dekada”, tha kryeministri Kiriakos Micotakis. Shiu që ra pas dy javësh të shkatërrimit të zjarrit solli një lehtësim dhe Micotakis tha se tani mund të jetë më optimist për përballimin e krizës. Vala e të nxehtit në Greqi ndezi zjarret, të cilat asgjësuan më shumë se 100 000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore, gjë që është shkalla më e lartë e dëmit në vend që nga viti 2007, njoftoi Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret Pyjore, cituar nga BGNES. Si rezultat i fatkeqësisë, disa njerëz vdiqën, qindra mbetën pastrehë dhe mijëra u detyruan të evakuoheshin.

Turqia në zjarr dhe ujë

Të paktën tetë persona vdiqën në Turqi gjatë dy javëve të fundit në zjarret e shpërthyera për shkak të temperaturave të larta. Shuarja e zjarreve është e përqendruar kryesisht në provincat Mugla dhe Burdur. Në të njëjtën kohë, shirat jashtëzakonisht të dendur përmbytën bregdetin verior të vendit në Detin e Zi, duke plagosur njerëz, duke shkatërruar shtëpi, ura dhe rrugë dhe duke vrarë disa veta, njoftoi Euronews. U imponua që një spital i madh të evakuohet nga ku shpëtimtarët transportuan të sëmurët me varka gome në një rrugë të përmbytur, sipas pamjeve të postuara nga autoritetet lokale në Twitter. Banorët e fshatrave të përmbytur u detyruan të ngjiten në çatitë e shtëpive të tyre, nga ku u evakuuan me helikopter.

Qipro po investon në kalimin në një ekonomi rrethore

Qipro do të investojë 90 milion euro në programe dhe projekte për të lehtësuar kalimin e vendit në një ekonomi rrethore, vendosi qeveria me miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit. Qëllimi është që Qipro të kalojë më shpejt drejt një modeli ekonomik rrethor më të efektiv “të gjelbër”, shpjegoi Ministrja e Industrisë dhe Energjisë Natasha Pilidu në prezantimin e planit. Ajo theksoi se kjo qasje do ta bënte biznesin qipriot më konkurrues dhe të zbatueshëm. Shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme dhe i lëndëve të para për të minimizuar humbjet e prodhimit është një nga qëllimet kryesore. Plani parashikon stimuj dhe subvencione për bizneset për të zbatuar modelin rrethor.

Operatori serb i telekomunikacionit hyn në tregun maqedonas

Kompania serbe Telecom po krijon një filial në Maqedoninë e Veriut nën emrin Mtel, njoftoi drejtori i përgjithshëm Vlladimir Luçiç, cituar nga BGNES. Pritet që  kompania e re të nisë nga puna brenda një muaji, fillimisht me ofertën e televizionit satelitor, dhe deri në fund të vitit me shërbimet e telefonave celular dhe internetit optik. Kompania tashmë ka filiale në Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotos: ЕPА/BGNES, cnnturk.com, epthinktank.eu, dailysabah.com, mts.rs, arkiv

Më shumë nga rubrika

Shqipëria është gati të fillojë bisedimet e pranimit në BE

Nuk ka asnjë shpjegim logjik se pse Shqipëria, e cila i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe për të cilën ka unanimitet në Këshillin Evropian, të mos të fillojë bisedimet e anëtarësimit në BE. Kjo do të ishte një shenjë shumë pozitive për të gjithë..

botuar më 21-10-21 9.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia beson se nuk është e detyruar të blejë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë ruse, kineze dhe të tjera, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç. Deklarata vjen pavarësisht frikës në regjion dhe..

botuar më 21-10-15 4.09.MD

Fillon fushata e tretë parazgjedhore brenda një viti, kësaj here “2 në 1”

Që nga 15 tetori deri në ditën e reflektimit 13 nëntor Bullgaria është në një fushatë parazgjedhore. Për herë të parë në historinë tonë demokratike do të votojmë herën e tretë për parlament për më pak se një viti kalendarik. Zgjedhjet e..

botuar më 21-10-15 6.15.PD