Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov: Filmi horror ishte i njohur dhe i fshehur

| rinovuar më 21-08-17 4.44.MD
Bojko Rashkov
Foto: BGNES

“Nuk dihet nëse ndonjëri prej katër punonjësve të policisë që kanë përdorur dhunë kundër protestuesve më 10 korrik të vitit të kaluar është proceduar penalisht apo është ngritur procedim penal kundër tij. Në të njëjtën kohë janë ngritur procedura paraprake kundër qytetarëve të rrahur. "

Kjo u tha nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov në një seancë në parlament. Ai i quajti "film horror" pamjet e rrahjes së qytetarëve civilë. Ministri kujtoi se një nga të rinjtë e plagosur ka humbur vetëdijen - një gjendje kërcënuese për jetën e njeriut, gjë që cilësohet në Kodin Penal si një dëmtim i mesëm trupor.

"Policia jo vetëm që ka tejkaluar autoritetin e saj, por veprimet e tyre janë në kufi me krimin," shtoi ai. Bojko Rashkov i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm të atëhershëm të thoshte nëse këto kuadro të xhiruara ishin të fshehura dhe shpjegoi se kuadrot në fjalë ishin ruajtur në Shërbimin Kombëtar të Hetimit dhe një javë pas incidentit i ishin kërkuar ngaDrejtoria e Punëve të Brendshme e Kryeqytetit.

"Gjithçka ishte e njohur që atëherë", përfundoi ai. Sipas tij, ka pasur një inspektim, por ai ka përfunduar pa rezultat, sepse Drejtoria e Punëve të Brendshme e Kryeqytetit ishte duke u vetëkontrolluar.

Pas dëgjimit të Rashkovit, parlamenti miratoi një deklaratë që dënon dhunën e policisë kundër protestuesve vitin e kaluar dhe i kërkoi kryeprokurorit Ivan Geshev të raportojë për veprimet e prokurorisë gjatë protestave. Raporti duhet të paraqitet deri më 20 gusht.

Në parlament, ish Ministri i Brendshëm Mlladen Marinov kërkoi falje për dhunën. Marinov ishte kategorik se edhe atëherë caktoi një inspektim të bazuar në video, ndoshta të xhiruar nga protestuesit.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD