Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ballkani dhe refugjatët nga Afganistani


Turqia nuk ka ndërmend të kthehet në një depo evropiane për refugjatë nga Afganistani. Këtë e deklaroi presidenti turk Rexhep Erdogan pas një takimi me qeverinë zhvilluar më 19 gusht, cituar nga BNR-“Horizont”. Ai nënvizoi se Evropa duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për refugjatët. Sipas fjalëve të zëdhënësit të qeverisë greke Janis Ekonomu, Greqia po merr të gjitha masat për evitimin e përsëritjes së ngjarjeve që përpara 6 vjetëve, kur  ishujt e Egjeut dhe kufiri  tokësor me Turqinë u përmbushën me njerëz të cilët mundoheshin të shpëtojnë nga  luftërat që po zhvilloheshin  në Siri, Irak dhe Afganistan. Mali i Zi po kështu është më se kategorik, se nuk do të pranojë refugjatë. Me aderimin e vet ndaj deklaratës në përkrahje të popullit të Afganistanit, Mali i Zi nuk ka marrë përsipër angazhimin të pranojë refugjatë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi, cituar nga Makfax.


Kryeministri shqiptar Edi Rama e akuzoi Evropën për hipokrizi kundër afganëve. “Shqipëria do të hapë dyert për më të paktën 3000 afganë”, tha Rama përpara botimit italian Il Foglio, cituar nga BGNES. “Ne kemi përjetuar luftë dhe kemi kujtime të freskëta prej saj. Më kujtohet Millosheviçi, më kujtohet lufta, refugjatët, vdekja, torturat. Kujtimi përfshin dhe marrjen e një përgjegjësie,” tha kryeministri shqiptar. Shqipëria, Maqedonia e Veriut  dhe Kosova janë shtetet e para evropiane të cilat ofrojnë një strehim të përkohshëm për refugjatët nga Afganistani, të cilët kanë punuar me ushtarakët amerikan, shkruan Politico. Shumë prej tyre janë qytetarë civil dhe presin lëshimin e vizave amerikane.

Një bum i turistëve në Greqi, pavarësisht nga kufizimet lidhur me Covid


Greqia përjeton lulëzim të turizmit, pavarësisht masave shtrënguese dhe shtimit të infeksioneve nga koronavirusi. Ministria e Turizmit llogarit  të dhëna për një gusht të suksesshëm  dhe shpreson për një shtator po kaq të suksesshëm, njofton korrespondentja e BNR në fqinjën tonë jugore Katja Peeva. Agjencitë turistike thonë se, mungesa e rusëve është e kompensuar nga bullgarët dhe rumunët, të cilët janë turistët kryesor në Greqinë Veriore. Arsyeja është se ata, shmangin udhëtimet me  traget në ishuj, komentojnë agjencitë turistike. Megjithë masat kufizuese të vendosura, zënia e hoteleve në ishuj është gjithashtu mbi 80% sipas të dhënave të Institutit për Politikën Turistike. Në Mikonos dhe Santorini të gjitha vendet janë të rezervuara dhe për muajin shtator. Ishujt Kretë dhe Rodos janë në vendin e tretë për nga dëshira për pushim të turistëve të huaj.

Për kafe në Maqedoninë e Veriut me certifikatë për vaksinë


Për kafe ose për drekë në restorantet e Maqedonisë së Veriut tanimë shkohet vetëm me një certifikatë vaksinimi, transmetoi Televizioni Kombëtar Bullgar. Gjobat për lokalet për ushqim, të cilat pranojnë vizitues të pa vaksinuar, ndryshojnë nga 2500 deri më 30 000 euro, kurse për qytetarët ato janë në përmasë të 250 eurove, njoftojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Më 16 gusht në vend hynë në fuqi masa të reja, të cilat kufizojnë lirinë e lëvizjes së njerëzve të pa vaksinuar.

“Zemra e Sarajevës” shkoi tek Wim Wenders

Wim Wendersit iu dha një çmim special në Festivalin e 27 -të të Filmit në Sarajevë. Tek regjisori i famshëm gjerman shkoi “Zemra e nderit e Sarajevës” për një kontribut të jashtëzakonshëm ndaj artit filmues. “Kam ndjenjën, se u realizuan që të gjitha ëndrrat e mia...Ky çmim është në formën e zemrës, kurse unë i bëj filmat e mi pikërisht me zemrën time. Prandaj ai është shumë special për mua”-tha Wim Wendersi 76 vjeçar gjatë marrjes së çmimit, i cituar nga Euronews. Festivali në Sarajevë lindi gjatë viteve 90 të shekullit të 20 si një simbol i rezistencës gjatë kohës së rrethimit të qytetit. Me kalimin e kohës ai kthehet në një ngjarje nga më të rëndësishmet për krijuesit e artit në kuadrin e rajonit të Ballkanit.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia beson se nuk është e detyruar të blejë armë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Serbia do të vazhdojë të armatoset me armë ruse, kineze dhe të tjera, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç. Deklarata vjen pavarësisht frikës në regjion dhe..

botuar më 21-10-15 4.09.MD

Fillon fushata e tretë parazgjedhore brenda një viti, kësaj here “2 në 1”

Që nga 15 tetori deri në ditën e reflektimit 13 nëntor Bullgaria është në një fushatë parazgjedhore. Për herë të parë në historinë tonë demokratike do të votojmë herën e tretë për parlament për më pak se një viti kalendarik. Zgjedhjet e..

botuar më 21-10-15 6.15.PD

Surpriza para votimit të ardhshëm për kreun e shtetit

Bullgaria është në pragun e fushatës së parë zgjedhore 2 në 1 në historinë e saj demokratike. Mbajtja e një votimi presidencial dhe parlamentar në të njëjtën datë (14 nëntor) ngre një sërë pritjesh tek kandidatët për dy nga qendrat më të..

botuar më 21-10-13 4.16.MD