Në tremujorin e dytë të vitit 2021, gjatë situatës së vazhdueshme epidemike në vend, 931.7 mijë bullgarë ndërmorën udhëtime turistike. Shumica e tyre - 93.0 për qind, udhëtuan vetëm në vend, 6.1 për qind - vetëm jashtë vendit, dhe 0.9 për qind udhëtuan si brenda ashtu dhe jashtë vendit, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave.
Pjesa e udhëtimeve individuale pa rezervacion në Bullgari është 91.8 për qind, dhe e atyre jashtë vendit - 69.3 për qind.
Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..
Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..
Bullgaria është në vendin e 8-të në regjistrimet e hershme për pushimet verore të gjermanëve në vitin 2024. Pas pandemisë së koronavirusit, pati një ulje të numrit të turistëve gjermanë në pushimoret tona. Tani, megjithatë, gjermanët kanë filluar të..