Deputetët miratuan në leximin e parë azhurnimin e sigurimeve shoqërore shtetërore, përmes të cilit pensionet do të rriten mesatarisht me 12.5% nga 1 tetori 2021, për pensionet më të ulëta do të ketë një shtesë të veçantë që të barazohen me kufirin e varfërisë.
148 persona votuan “pro” aktualizimit, një - "kundër" dhe 48 abstenuan, vuri në dukje reporterja e BNR Marta Mlladenova.
Gjatë diskutimeve, deputetja nga "Ka një popull të tillë" (ITN) Mika Zajkova propozoi që pensioni minimal të jetë 189 EUR, në vend të 174 eurove të planifikuara. Ajo kritikoi idenë që pensionistët me pension minimal të marrin një shtesë sociale që të barazohen të ardhurat e tyre me kufirin e varfërisë.
Për momentin, pensionistët me pension minimal marrin 179 euro në muaj, 26 euro nga të cilat janë një shtesë.Në rast se ka zgjedhje parlamentare në maj, forca politike kryesore do të jetë përsëri GERB, me 21.9% mbështetje. E dyta është "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), me 14.9%, sipas një sondazhi përfaqësues nga agjencia "Market..
SHBA-të mbështesin Bullgarinë duke garantuar që tetë avionët gjuajtës janë të përshtatshëm për qëllimin e tyre dhe se ata do të jenë në gjendje të përmbushin misionin e tyre. Këtë e komentoi për “Nova TV” Susan Falatko, drejtuese në detyrë e Ambasadës..
Sipas raportit të Agjencisë Shtetërore për Refugjatët, në fund të vitit 2024 në Bullgari kanë banuar 201 794 shtetas të huaj me mbrojtje të përkohshme. Kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare janë pothuajse përgjysmuar, thuhet në raport. Në vitin 2024,..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare..
Në një fjalim drejtuar popullit, Kreu i Shtetit Rumen Radev njoftoi se po i paraqet Kuvendit Popullor një propozim për të mbajtur një referendum..
Kanë kaluar 80 vjet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe fitorja ndaj nazizmit. Dita përkujtimore u shënua me vendosjen e kurorave dhe luleve para..