Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një novitet - bullgarët po kthehen dhe si investitor në pasuritë e paluajtshme në atdhe

Një kërcim i çmimeve të materialeve të ndërtimit jep një ndikim në tregun e pasurive të paluajtshme

Foto: BGNES

Koronakriza ndikoi në mënyrë të pashmangshme në të gjitha fushat e biznesit, por agjentët e pasurive të paluajtshme po llogarisin një rritje në kërkimin dhe shitjen e banesave, më në veçanti në qytetet më të mëdha dhe në vendpushimet në vend. Sipas tyre ka disa shkaqe për këtë, por thelbësorja është se, po kthehet  besimi ndaj tregut të pronave të patundshme në Bullgari. Ka një interes serioz ndaj pronave të zhvlerësuar për pushim, të propozuar në treg kryesisht nga të huajt, të cilët nxitojnë të shesin pronësinë e tyre këtu dhe kjo me çmime madje dhe nën koston e tyre.  Shkaku - udhëtimi i vështirësuar në kushtet e pandemisë. Blerësit kryesor janë bullgarë, që jetojnë në Bullgari ose jashtë shtetit. Ata investojnë kursimet e tyre në pasuri të paluajtshme, të cilën ta japin me qira, ose për ta përdorur si një banesë pushimore në det gjatë kohës së verës.

“Nga ana e interesit të të huajve ka një tërheqje të plotë, pothuajse asnjë tanimë nuk blen prona në Bullgari”- thotë Kallojan Balinov, pronar i agjencisë së pasurive të paluajtshme, me të cilin bisedoi kolegu ynë nga BNR Varna - Ivan Barbov:

“Fqinjët tanë rumunë janë të huajt e vetëm, të cilët në këtë moment kanë interes ndaj pronave tona. Ka dhe rusë, të cilët janë vendosur për të jetuar në Gjermani dhe kanë blerë tek ne pronë me qëllim investimi. Por, gjatë dimrit ndalojnë fluturimet rreth këtyre kufizimeve, të cilat i kemi kohët e fundit, prandaj pronarët e pronave - të huaj gjatë verës mund të vijnë dhe kthehen, por gjatë dimrit u del shumë shtrenjtë dhe e vështirë. Por, për llogari të kësaj  po rritet interesi mes bullgarëve. Rritja e shitjeve është e konsiderueshme, blerësit mundohen të blejnë “në të gjelbër”, dhe në ndërtim çdo lloj prone. Kemi tanimë një precedent të shitjes “në të gjelbër”- një kompleks i tërë prej 4 shtëpive, i cili është i shitur akoma përpara se të fillohet. Kjo është një tendencë dhe nuk po pres ndryshime, të paktën deri në fund të vitit. Një lider në kërkimin e pronave në vend është qyteti i Plovdivit, i pasuar nga Sofja dhe Varna.”


Sekserët raportojnë gjithashtu dhe një inflacion të lehtë në tregun e pasurive të paluajtshme, por sipas tyre kjo vjen jo nga kërkimi më i madh, por nga materialet më të shtrenjta të ndërtimit. “Dy herë janë shtuar çmimet e hekurit dhe të materialit drusor, gjë e cila e rriti me 10 deri më 20% çmimin e ndërtimit të ri në etapën fillestare. Çmimet erdhën si një goditje me kamxhik, ky ishte efekti nga kriza postcovid”- thotë akoma Kallojan Balinov:

“Gjatë kësaj vere çmimet këtu në Varna po ngrihen, po ndërtohet nëpër zona të reja. Çmimet janë nga 650 deri më 900 euro për metër katror tek banesat e reja. Ka dhe një tendencë për kërkimin e pronave fshatare, ato janë një destinacion i preferuar për pushime gjatë fundjavës. Njerëzit duan të kenë një vend të qetë larg zhurmës dhe lagështisë së qytetit. Por, dhe çmimet janë të përballueshme, larg nga ato të qytetit”.

Redaktore: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Ivan Barbovit nga BNR Varna/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD