Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbështetja për "Po e vazhdojmë ndryshimin" do të vijë nga zgjedhës të ndryshëm ideologjikisht

Foto: BGNES

Formacioni i ri politik rreth ish-ministrave të financave dhe të ekonomisë në qeverinë e dytë teknike të Rumen Radevit deklaroi dëshirën e vet të jetë një nga faktorët në përbërjen e ardhshme të Kuvendit Popullor. Dëshira e tyre për të vazhduar ndryshimin e filluar në 4 muajt e fundit, është në thelbin e emrit të partisë së Asen Vasilevit dhe Kirill Petkovit – “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Gjatë prezantimit të saj përpara gazetarëve, të dy ishin kategorikë se ajo nuk është dhe nuk do të jetë një parti presidenciale, por shprehën përkrahjen e vet për një mandat të dytë të Rumen Radevit, për shkak të lirisë së plotë me të cilën kanë disponuar gjatë mandatit të vet si ministra. 

Cilët do të jenë hapat e ardhshëm të “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbeti e paqartë, përveçse që të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 14 nëntor, ata do të kenë nevojë për një regjistrim të një subjekti ekzistues politik. Bisedime në këtë drejtim po zhvillohen me disa parti, por në konferencën e shtypit ato nuk u përmendën. Që këtu fillojnë dhe pyetjet, të cilat janë të lidhura si me emrin e mbajtësit të mundshëm të mandatit, kështu dhe me njohjen e tij midis votuesve bullgarë.

Analiza e politologut nga qendra studimore “Trend” Dimitër Ganev tregon se një përkrahje elektorale për partinë e dy ish-ministrave, mund të vijë prej disa vendeve: 

Dimitër Ganev

“Një e treta nga përkrahësit e Petkovit dhe të Vasilevit do të vijë nga simpatizantët e zhgënjyer nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN) - thotë Ganev. “Fotografia e çastit” tregon se pjesa më e madhe e njerëzve, të cilët e përkrahnin “Bullgarinë Demokratike” në dy zgjedhjet e fundit, mbeten përkrahës të saj. Sipas vlerësimeve tona të përafërta, mbase rreth 50-60 000 vota nga ish mbështetësit e “Bullgarisë Demokratike”, do të kalojnë drejt formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Por, kjo nuk do të thotë se mund të presim këtë rezultat për Petkovin dhe Vasilevin në zgjedhjet e ardhshme, sepse formacioni i tyre tani do të fitojë një pamje gjithnjë e më të qartë.”

Ekonomisti Evgjenij Kënev është skeptik sa i përket kësaj derisa formacioni “Po e vazhdojmë ndryshimin” mundet të arrijë një rezultat mjaft të lartë, që të mund të jetë diçka më shumë se një parti e cila ka kaluar me sukses barrierën 4% për të hyrë në Kuvendin Popullor. Sipas fjalëve të tij, synimi i partisë së re është të përfitojë nga votat e votuesve të qendrës së majtë:

Evgjenij Kënev

“Kjo duket larg përpara se ata të shpallin qëllimet e veta të marrin pjesë në politikë - që nga deklarata e zotit Vasilev, në të cilën ai kërkoi që aktualizimi i buxhetit të jetë me një fokusim mbi pensionet  - sqaroi Kënev. Në vend të dytë ishte vizita e tyre në Termocentralin “Marica-Iztok 2”, ku përkrahën ruajtjen e minave. Prandaj po mendoj se, ata, si një prejardhje dhe mënyrë e të shprehurit, mund të përkojnë disi me “Bullgarinë Demokratike”, por njëkohësisht të synojnë një lloj tjetër elektorati. Mendoj se ata me të drejtë po synojnë drejt këtij vendi sepse ai politikisht është “jo i ngjeshur”. 

Politologu Ivan Naçev mendon se formacioni i ri ka një potencial të tërheqë dhe zgjedhës të shumtë, të cilët deri në fund nuk janë të sigurt në këtë se kush e meriton përkrahjen e tyre. Por, ama nga ana tjetër: 

Ivan Naçev

“Njerëzit të cilët do të votojnë për ta, janë njerëz, të cilët me të vërtetë duan disa gjëra të mund të rregullohen, dhe Bullgaria të fillojë të ngjajë si një shtet evropian - është i bindur Naçev. Tanimë 15 vjet jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, dhe secili, që e njeh integrimin evropian, e di se në vitin e 10 pas aderimit madje shtetet më të varfra duken dhe zhvillohen shumë më mirë, sesa ne pas 15 vjetëve.”

Përpiloi: Joan Kolev 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Sllovenia u bë vendi i parë në Evropën Lindore që legalizoi vetëvrasjen e asistuar Parlamenti i Sllovenisë e miratoi përfundimisht Ligjin për vetëvrasjen e asistuar me 50 vota “pro” dhe 10 “kundër”, duke e kthyer vendin ballkanik në të..

botuar më 25-07-26 7.00.PD

Qëndrimi i Bullgarisë për Rripin e Gazës nuk ka ndryshuar

Qëndrimi i Bullgarisë për luftën në Rripin e Gazës mbetet i pandryshuar. Prioriteti duhet të jetë përmirësimi i situatës humanitare në Gaza dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore të bazuar në dy shtete. Kjo u deklarua nga Ministria..

botuar më 25-07-24 11.26.PD

Parlamenti dënon luftën e Rusisë kundër Ukrainës me një deklaratë

Asambleja Kombëtare miratoi me 112 vota "pro" një deklaratë që dënon luftën e vazhdueshme të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe represionet politike të regjimit të Vladimir Putinit. Projekt-dokumenti u paraqit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" -..

botuar më 25-07-23 6.12.MD